Në fokus

January 27, 2018 | 7:03

Nga Anxhela Peza: Filmat horror, “droga pamore” që po keqedukon fëmijët

Marrë shkak për të folur për këtë temë nga një klientja ime në moshën 7-vjeçare. Vjen në zyrën time me pretekstin e paraqitur se do ia tregoj vetëm Anxhelës, se përse unë nuk fle natën zgjohem duke qarë, filloj të vjell e gjumi nuk më zë.

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Sigurisht, prindërit nuk mund të dinë çdo gjë që bën fëmija. Në momentin që ata ndodhen në dhomën e tyre dhe nuk dihet se çfarë mund të shihet në TV, për faktin se nuk ka asnjë orar, asnjë rekomandim se për kë mund të shikohen filmat horror. Fëmijët janë të prirur të imitojnë dhe të rimendojnë apo zmadhojnë atë që shikojnë.

Ka plot fëmijë që nuk bëjnë më një veprim si më parë, p.sh: të jenë në det vetëm apo të notojnë me frikën se mos del ndonjë krijesë e rrezikshme prej aty. Apo të flenë vetëm sepse del ndonjë fantazëm. Shpeshherë mund të shkaktojnë trauma, për të cilat mbeten shumë gjatë tek ata.

femije qe shohin filma horrorKërkuesit shkencor tek Universiteti Coventry, në Britani, morën mostra gjaku nga vullnetarët para, gjatë dhe pasi qëndruan vetëm në një dhomë dhe pasi shikuan një film horror. Pasi kryen analizat, ata panë se ishin rritur nivelet e qelizave të bardha të gjakut, që rriten zakonisht kur duhet të luftohet një infeksion. Shikimi i filmave horror gjithashtu rrit hormonin e adrenalinës, e cila mobilizon sistemin imunitar. Adrenalina rrit gjithashtu rrahjet e zemrës dhe normën metabolike të trupit, shpejtësia me të cilën harxhohet energjia e ruajtur, prandaj shikimi i filmave horror ju ndihmon edhe për të rënë në peshë.

Filmat horror nxisin imagjinatën dhe mendime të çuditshme tek cilido që i ndjek, pra janë si një lloj “droge pamore”, shprehet profesori Sparks. Përmbajtja e tyre është diçka që nuk shihet çdo ditë, janë ngjarje të jashtëzakonshme, me personazhe të jashtëzakonshme. Një tjetër arsye është se shikimi i një filmi horror ngjall kujtimet e frikës fëmijërore ndaj errësirës dhe imagjinatave të tjera, në një mënyrë apo në një tjetër ata që shohin filma të frikshëm, fitojnë një justifikim të drejtë për eksperiencat e tyre fëmijërore, që deri në atë kohë i quanin të paarsyeshme.

Për fat të keq, gjithnjë e më shumë, ekzistojnë shembuj mbi vrasje, të cilat për ditë e më shumë u përngjajnë skenave të përgjakshme të filmit. Fëmijët tanë po vriten përditë, me lloje të ndryshme të skenave të vrasjeve. Ekspertët mendojnë se përgjithësisht adoleshentëve u pëlqen të ndihen të frikësuar dhe të ekzaltuar, ata janë gjithnjë në kërkim të përvojave emocionuese, që ua bëjnë zemrën t’i rrahë fort. Mendohet se 10% popullatës botërore është në kërkim të adrenalinës së vazhdueshme. Për këtë arsye disa individë kërkojnë t’i ngjallin emocione të frikshme vetes, në mënyrë që trupi i tyre të reagojë në një mënyrë të ndryshme nga situatat normale.

Të rriturit nuk i pëlqejnë edhe aq shumë këto zhanre filmash të frikshëm, pasi ata janë në periudhën e jetës ku kërkojnë siguri, qetësi dhe mirëqenie.

Psikologët i këshillojnë prindërit të tregohen të kujdesshëm për sa u përket filmave të frikshëm, që fëmijët e tyre mund të dëshirojnë t’i ndjekin. Studimet tregojnë se personat që në fëmijëri kanë ndjekur filma horror, e kanë të vështirë t’i harrojnë ato edhe pas shumë vitesh, e për këtë arsye janë më të prirë nga problemet e gjumit dhe akthi. Fëmijët e moshës 5 deri 7-vjeçare besojnë gjithçka që shohin, ndaj ruajini fëmijët tuaj nga pasojat negative të filmave të frikshëm. Duhet të jeni koshient që asnjë film horror nuk përcjell ndonjë mesazh të vlefshëm për jetën, e mbi të gjitha për fëmijët e të rinjtë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top