Këshilla & Arsye

September 18, 2018 | 8:57

Nga Anxhela Peza / Gjërat që prindërit duhet të dinë për fëmijët 7 vjeçarë. Për ato klasparshat që i janë futur rrugës së dijës.

 

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Zhvillimi fizik motorrika e përgjithshme dhe fine.

Kënaqet duke kërcyer, duke ngarë biçikletë dhe duke rrëshqitur. Përjeton ndjesi pozitive në mbajtjen e baraspeshës në mur ose në tra. Manipulon më mirë me dorë gjatë ndërtimit të katrorëve, lojës për harmonizim etj. Mund të qepi me pe. Të lidhë e të zgjidh lidhëse edhe pse me ndihmë ndonjëherë. Krijon modele të ndërlikuara. Shkruan me laps në sipërfaqe të vogël dhe vizaton vizatime të detajuara. Mund të vizatojë robin me saktësi, profilin dhe shumë detaje të fytyrës. Zakonisht shkrimin e kanë të keq pasi janë më të përqendruar në veprimet e motorrikës madhore.

Zhvillimi emocional

Mund të krijojë miqësi të ngushta. Ofron mbështetje të madhe, luan me lojëra të ndërlikuara. Luan në grupe të ndara, vajzat me vajza dhe djemtë me djem. Është përafërsisht i pavarur, pasi shumicën e kohës duan t’i bëjnë gjërat vetë. Ndjen siguri. Shfaq ndjenjë të shtuar të moralizimit (e drejtë dhe e gabuar). Kultivohet më shumë ndjenja e shqetësimit.

Zhvillimi social

Ato mund të ndërrohen vetë pa ndihmën e prindërit. Rrëfejnë mendimet dhe ndjenjat e tyre me prindërit dhe shokët, i shfaqin hapur dhe qartë ato. Fillojnë t’i kuptojnë rregullat. Kur shfaqet ndjekja e një rregulli fëmija i bindet atij koncepti në një mënyrë mjaft absolute. Arrijnë të përjetojnë kënaqësi në shoqërinë “e shokëve” më shumë se kur janë me familjen e tyre. Zgjedhin vetë se më kë duan të rrinë. Krijojnë identitetin e tyre, shijen për muzikë e për veshje. Mëson e përmirëson teknika të tilla si; grupimi, përpunimi (kuptimi i asaj që mësohet), të kërkuarit sistematik.

Zhvillimi i komunikimit dhe të folurit

Të folurit është i rrjedhshëm dhe i drejtë, përdor të folur përshkrues. E thotë emrin e plotë, moshën, ditëlindjen dhe adresën. Shpreh emocionet dhe përjetimet. E mban mend shpejt fjalorin – 5.000 fjalë deri në moshën 5-vjeçare. Njeh fjalë të reja dhe pyet për kuptimin e tyre i kopjon me besnikëri akcentet e dëgjuara. E shqipton shumicën e tingujve me pak vështirësi e me disa fjalë.

Zhvillimi intelektual

Hemisfera e djathtë arrin zhvillimin plotësisht në moshën 7-11 vjeç. Mund ta kuptojë konceptin, fjala bie, se sasia e plastelinës mbetet e njëjtë edhe nëse topin e plastelinës e kthejmë në forma të ndryshme: të gjatë, gjarpër të hollë. E zhvillon aftësinë e të menduarit për disa gjëra njëherazi . E kupton përdorimin e simboleve në matematikë, shkrim etj. Shfaq kureshtje të madhe në lidhje me punën në mjedisin e tij. Frikësohen nga gjërat e imagjinuara, si gogolat, lugatët, përbindëshat etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top