Këshilla & Arsye

January 16, 2018 | 11:16

Nga Anxhela Peza: Për adoleshentët…

1

Të gjithë prindërit e cilësojnë moshën e adoleshencës të vështirë. E mbi të gjitha të vështirë në komunikim. Kur prindërit më drejtohen me thonë: “E kam humbur komunikimin me fëmijën tim”…

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Adoleshentët dihet se si veprojnë, me guxim, indiferentë dhe zgjedhin të largohen. E rëndësishme është se si do të reagoni ju. Kur nuk i përballoni dot apo nervozoheni, më mirë heshtni ose largohuni dhe përpiquni duke gjetur një çast tjetër. Vetë ju mund të gjeni një moment me veten tuaj se do të ruani qetësinë dhe do të flisni pa u nervozuar. Kur të flisni me adoleshentët, dëgjojeni me kujdes dhe zgjidhini fjalët.

Jeni ju të rriturit dhe me sjelljen, etikën tuaj të komunikimit, do ta tërhiqni drejt vetes, pa u imponuar nëpërmjet forcës, kërcënimit dhe fyerjeve që më shumë ju largojnë. Nëpërmjet komunikimit të qetë do të arrini të prekni sedrën e adoleshentëve për të cilët ata e kanë pikë të dobët. Empatia e tyre nëpërmjet këtij dialogu të qetë e të shtruar, do të jetë më efikase.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top