Në fokus

December 19, 2018 | 9:50

Nga Anxhela Peza / Pjekuria është përvojë jetësore!

Koncepti pjekuri ka kuptim të gjerë me përmbajtje emotive, intelektuale, dhe sociale për t’i përvetësuar dhe përsosur kushtet e vetvetes në jetën e tij. Pjekuria në vetvete ka dhe një evoluim, duke u përshtatur në faktin kohë. Marrë shkas edhe nga historia e tim ati, njerëzit kishin përgjegjësi më të mëdha në krahasim me njerëzit e ditëve të sotme.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Tim ati i vdiq babai i tij në moshën 16-vjeçare, e si rrjedhojë, i takonte atij të ishte “burri i shtëpisë”. Një 16 vjeçar sot quhet minoren, një adoleshent i papjekur për të përballuar jetën i vetëm. Në bisedat e përditshme ne dëgjojmë se shumë njerëz ankohen për persona që kanë njëfarë moshe, duke i përshkruar si të papjekur për moshën që ka, sillet si adoleshent, apo s’ka për t’u pjekur kurrë.

Psikologët shprehen se mosha e pjekurisë vjen atëherë kur njeriut i përfundon cikli i zhvillimit të trurit. Ka hipoteza se deri në 23 vjeç zhvillohet truri i njeriut. Po nga ana social-kulturore kë quajmë ne realisht një person të pjekur. Personaliteti i pjekur varet nga rrethi konkret shoqëror.

 

Psikologët pajtohen me atë se ekzistojnë disa karakteristika të tjera të personalitetit të pjekur si: vetëdija e pjekur, realiteti, parashikimi i qëllimeve të larta, mënyra kritike e të menduarit, interesimi i përhershëm, pavarësia, shoqërimi, mungesa e paragjykimeve, aftësimi i mirë për punë dhe për marrëdhënie seksuale, regjimi ndaj trishtimave në mënyrë reale, përdorimi i përkohshëm dhe i kufizuar i mekanizmit mbrojtës, interesimi për gjërat aktuale në shoqëri etj.

Një njeri i cili ka një moshë fizike të caktuar po themi 25-30 vjeç, mbart një kultivim të aspektit shkollor dhe profesional. Përvoja jetësore është ajo e cila vendos themelin e fortë të pjekurisë tek personaliteti i njeriut. Zgjidhja e problemeve që hasen në jetë shkaktojnë rregullisht disa ndryshime në cilësitë e personalitetit, zhvillimin e ndjenjës përgjithësisht dhe vigjilencës e të kuptuarit më seriozisht jetën. Supozohet se njeriu në këtë kohë ka arritur pjekurinë emocionale, ekonomike dhe profesionale, ka kryer arsimimin e vet profesional, është punësuar, është martuar dhe ka krijuar familje dhe ekonomikisht është bërë i pavarur.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top