“Si të sillemi bukur” nga autorja Florence De Bras në shërbim të dashamirësve të letrave që duan të marrin mësime nga libri. Në pamje të parë të ngjan me një libër karamele shija e së cilës ikën shumë shpejt. Por më besoni është nga ato librat tipikë për femrat sqimatre, të menccura e të pjekura. Për ato që e duan të bukurën, e që kanë mendjen e hollë për të pëlqyer gjërat të cilat janë krejt “një aromë gruaje”.
Libër edukator, udhërrëfyes, këshillues dhe mbi të gjitha të qytetëron, duke kultivuar mirësi dhe kulturë. Ndihmon prindërit në edukimin e fëmijeve, amvisën në menaxhim, zonjën në sallon, dhe gruan në shtrat. Duhet pak kohë për të asimiluar të gjithë materialin e këtij libri. Nuk mund ta lexosh me një frymë, por i rikthehesh me shumë dëshirë përsëri. Modelet e sotme nuk janë pjesë e simpatise sime, ndaj dhe ky libër më ka lënë përshtypje të cilat më bënë t’jua sugjeroj. Të gjithë ata që e duan veten, dhe e ccmojne sjelljen e tyre mund t’i hedhin një sy këtij libri. Vera ka filluar me rrezet e saja të forta do e shijoni kudo e do frymëzoheni për krijmatri, analiza sjellore, antistres e një shoqe e mirë mbetet libri. Lexim të këndshëm!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.