Këshilla & Arsye

January 21, 2019 | 8:15

Nga Argjentina Hadri: Kur humbim dikë që duam, edhe heshtja vret!

 

Jeta ndryshon shpejt, dhe shpesh na vë përballë situatave në të cilat nuk i kemi menduar se do të gjendemi.

Argjentina Hadri, psikologe

Argjentina Hadri, psikologe

Sikur për një moment, ndryshon çdo gjë dhe jeta jonë merr një kuptim tjetër. Secili përpiqet të jetë afër tjetrit dhe përpiqet të flasë diçka sa për të mundur qetësinë. Por bisedat janë të thata, e prapë zgjedhim të bisedojmë diçka të rëndomtë, sepse heshtja vret më shumë se çdo gjë tjetër.

Kalojnë ditët, sikur koleksionohen mendimet në kokë për atë që ishe dhe do jesh! T’i ndjen se në gjoks të kaplon dhembja, veçse tani je mësuar të jetosh më të.

1Bashkë me kujtimet e trishta, të vijnë në mendje duart që t’u zgjatën, sepse asgjë nuk është më rëndësishme se dora e një miku të zgjatet në supet e tua, por të lutem, ata njerëz duan ngushëllim, mirëkuptim, ndihmë. Kanë nevojë t’i dëgjosh mundësisht të mos i bësh të ndihen në faj, sepse ndoshta nesër dhe ju do të jeni në një situatë ku do keni nevojë për mirëkuptim dhe jo gjykim, në ato momente thuaje jam këtu për ty.

Ne nuk mundemi t’i ndryshojmë ligjet e natyrës. Ajo që kemi në duar është të ngrihemi dhe të nisemi drejt rrugës që kemi lënë në gjysmë.

Lumturinë e vërtetë jetësore mund ta arrini në çastin kur do ta keni plotësisht të qartë se jeni të aftë për ta tejkaluar çdo dobësi. Ne mund të gjejmë forcën të vetja për t’i kujtuar vetes cilët jemi në të vërtetë, sepse jeta jonë është në duart tona.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top