Në fokus

August 10, 2017 | 18:22

Nga Arjet Pervizi: Përse fëmijët nuk e tregojnë abuzimin seksual?

Abuzimi seksual i fëmijëve është i rrethuar nga heshtja. Të furnizuar nga mitet shoqërore dhe steriotipe të tipit si “Vetëm të huajt mund të abuzojnë me fëmijën,” “Prindërit nuk mund të abuzojnë me fëmijën e tyre,” “Djemtë nuk bien pre e abuzimit,” “Femrat nuk abuzojnë kurrë,” “Fëmijët nuk abuzojnë njëri-tjetrin,” dhe shumë të tjera, abuzimi seksual i fëmijëve për fat të keq është një realitet i cili ndikon në një numër të pallogaritshëm fëmijësh dhe familjesh.

Arjet Pervizi Psikolog Klinik

Arjet Pervizi
Psikolog Klinik

Shpeshherë fëmijët nuk u tregojnë të tjerëve për eksperiencat abuzive që kanë pasur. Kjo mund të lind nga frika e tyre e të qenit i/e dhunuar, i/e stigmatizuar dhe i/e izoluar dhe nga frika se çfarë do t’u ndodhë familjeve të tyre dhe abuzuesit pasi ata të tregojnë.

Fëmijët mund të kenë frikë se nuk do të besohen, ose më keq akoma, do të fajësohen për akuzën e tyre. Pyetjet si “Pse nuk ke treguar?” “Çfarë ke bërë që ke provokuar abuzimin?” “Si mund ta kesh fshehur për kaq kohë?” janë automatike për shumë njerëz kur fëmijët u thonë se kanë qenë të abuzuar seksualisht.

Seksualiteti si tabu

Në shumë kultura, fëmijët marrin pak udhëzime rreth seksualitetit, zhvillimit seksual, incestit dhe abuzimit seksual tek fëmijët përveç asaj çfarë mësojnë nga fëmijët e tjerë, nga vëzhgimet, dhe nga lloje të tjera të mediave elektronike. Është në të drejtën e tyre të interpretojnë mesazhet seksuale dhe të supozojnë se si do të sillen. Disa fëmijë mund të bëhen të turpshëm rreth pjesëve seksuale të trupit dhe aktiviteteve seksuale. Me kalimin e kohës, ato mësojnë se të flasësh rreth seksualitetit është tabu, dhe se ato mund të jenë subjekt i turpit dhe ndëshkimit nëse ato do të shfaqin interes në çështjet seksuale.

Kur dikush abuzon seksualisht me to, fëmijët që kanë marrë pak informacion mbi edukimin seksual nga të rriturit, kanë më tepër mundësi të heshtin se sa fëmijët që janë edukuar mirë seksualisht. Fëmijët jo të edukuar sa i përket edukatës seksuale nuk kanë fjalorin apo lejen t’i përshkruajnë të rriturve aktin seksual. Fjalët që ata dinë nuk përdoren shpesh në shoqërinë e të sjellshme. Mungesa e fjalëve të “duhura” në gjuhën e fëmijëve dhe tabu-ja e përdorimit të fjalëve që ata dinë është një tjetër faktor që ndikon në heshtjen e fëmijëve.

ok

Kur fëmijët tregojnë dhe nuk tregojnë

Fëmijët e vegjël që ngacmohen nga të huajt ka më shumë gjasa të tregojnë se kanë qenë seksualisht të abuzuar. Ata janë tepër të vegjël që të shqetësohen se mund të akuzohen apo stigmatizohen, dhe ndoshta nuk kanë zhvilluar akoma turpin për pjesën seksuale të trupit dhe përdorimit të fjalëve që përshkruajnë funksionet seksuale. Për më tepër, ato nuk shqetësohen nëse dikush që ata duan do të futet në telashe dhe se familja mund të përçahet.

Sa më shumë që fëmijët rriten, aq më shumë ato bëhen të vetëdijshëm rreth tabuve të seksualitetit dhe stigmatizimit dhe turpit shoqëruar me të qenit i abuzuar seksualisht. Vetëm për këtë arsye shumica e tyre nuk tregojnë.

Fëmijët sakrifikojnë veten e tyre për të mbrojtur autorët e abuzimit

Kur abuzuesit janë anëtarë të familjes apo persona të cilët ata i duan apo që kujdesën për të, ata shqetësohen për pasojat e abuzuesit dhe kjo bëhet një arsye që ata nuk tregojnë. Shumë abuzues thonë shumë pak për t’i mbajtur fëmijët larg të treguarit. Mitet dhe besimet rreth abuzimit seksual dhe seksualitetit janë të mjaftueshme për ta bërë fëmijën të heshtë. Fëmijët e dinë intuitivisht se nëse ata i tregojnë anëtarët e familjes, diçka e keqe do të ndodhë, si për shembull, babai do të shkojë në burg, familja nuk do të ketë para mjaftueshëm, ose familja do të ndihet e poshtëruar. Disa autorë akuzojnë viktimat me deklaratat si “ Ti do të futesh në telashe, kështu edhe unë.” Të tjerë u thonë fëmijëve se do të shkojnë në burg ose në psikiatri në qoftë se dikush i zbulon ato.

Djemtë dhe abuzimi seksual

Idetë rreth femrave dhe meshkujve kanë një lloj influence se përse meshkujt nuk tregojnë. Sa më shume që djemtë rriten, ato bëhen të vetëdijshëm rreth prirjeve të roleve gjinore. Ata mund të vendosin të heshtin sepse kanë frikë të shfaqin dobësi dhe të pranojnë që dikush ka abuzuar me to. Djemtë afërsisht më të mëdhenj se 7 apo 8 vjeç nuk besojnë se kanë qenë të abuzuar, pasi ata mendojnë se meshkujt supozohet pëlqejnë seksin, madje edhe seksin me forcë me to. Djemtë që janë abuzuar nga meshkuj mund të kenë frikë se të tjerët do të mendojnë se ato janë gay. Ata vetë mund të pyesin veten nëse janë gay, nëse ndonjë pjesë e abuzimit ishte e pëlqyeshme. Frikërat e tyre rreth të qenit gay janë çështje vërtet serioze për meshkujt e mbijetuar. Shpesh ato nuk i tregojnë askujt. Frikërat e tyre bëjnë që ato të heshtin. Kur djemtë abuzohen nga vajza apo femra më të mëdha, shpesh ato dështojnë ta cilësojnë atë si abuzim. Kur ato i tregojnë moshatarëve të tyre, shokët mendojnë se ato “kanë qëlluar në shenjë” ose “kanë patur fat.” Reagimet festive i bëjnë djemtë e abuzuar konfuz. Ato mund të mendojnë se ka diçka që nuk shkon me ta ngaqë nuk po e shijojnë ose ngaqë kanë ndjena të miksuara rreth diçkaje që supozohet se ata duhet ta shijojnë. Kjo mund ti bind ata se ajo çfarë u ka ndodhur atyre, nuk është abuzim. Djemtë mund të përpiqen të fajësojnë vet-veten se ishin ato që e lejuan atë të ndodhte. Njerëz të tjerë mund të presin që ato të jenë të vet-përmbajtur gjithë kohën dhe t’i fajësojnë ato gjithashtu.

child-abuse1Vajzat dhe abuzimi seksual

Ashtu si djemtë, vajzat e vogla mund të mos kenë pritshmëri rreth roleve gjinore, por duke u rritur ato i fitojnë ato pritshmëri. Vajzat duhet të mësohen me nocionet e pastërtisë femërore. Ato ndjejnë presionin për të mos treguar sepse ndonjëherë ato besojnë se nuk janë më të pastra si shkak i abuzimit. Në disa kultura, vajzat dëbohen nga familjet e tyre nëse ata raportojnë se janë abuzuar seksualisht, ndërkohë që në disa kultura të tjera ato mund të detyrohen të martohen me personin që ka abuzuar seksualisht me to. Në disa kultura, abuzimi seksual shikohet si humbje e nderit të familjes. Vajzat rrezikojnë të rrihen ndoshta edhe të vriten nga anëtarët e familjeve të tyre. Nuk është e pazakonshme për moshatarët që të etiketojnë një vajzë të mbijetuar si “kurve”, në qoftë se ato zbulojnë se ajo ka qenë e abuzuar seksualisht. Sigurisht, në shumë raste, vajzat nuk trajtohen në këtë mënyrë, por frika e reagimeve bën që vajzat e mbijetuara të heshtin. Vajzat kanë disa frikëra të ngjashme me djemtë, përfshirë këtu frikën se mos etiketohet si lesbike në qoftë se një vajzë apo një grua abuzon seksualisht me të. Ato gjithashtu mund të shqetësohen se mund të fajësohen, kur abuzuesit janë femra sepse supozohet që femrat të jenë më të lehta të ndalohen sesa meshkujt. Shumë vende në të gjithë botën nuk kërkojnë që profesionistët të raportojnë tek autoritetet lokale që fëmijët janë duke u abuzuar seksualisht ose janë duke përjetuar forma të tjera të abuzimit të fëmijëve dhe neglizhimit. Shumë shtete kanë ligje kundër abuzimit seksual dhe formave të tjera të abuzimit dhe neglizhimit, por shpesh zbatimi është i parregullt ose inekzistent. Në vendet ku janë të raportuara ligjet, profesionistët mund të akuzohen për moszbatim të ligjit ose për mostregim të rastit prandaj është përherë e nevojshme që psikologët t’i raportojnë rastet.

Klasa sociale dhe jo-raportimi

Klasa sociale është një faktor në mungesën e raportimit të abuzimit seksual në rastet që e kërkojnë atë. Megjithëse abuzimi seksual mban në të gjitha klasat sociale të njëjtën rëndësi, njerëzit e varfër kanë një predispozitë më të madhe që të raportojnë për fëmijët e abuzuar seksualisht sesa të pasurit. Ka shumë arsye për t’u paragjykuar kjo klasë në raportim. Familjet e varfra kanë më shumë mundësi të jenë të përfshira në shërbimet sociale dhe janë në mbikëqyrje të kujdesshme më shumë sesa prindërit e pasur. Ka një besim të njëanshëm se varfëria është një faktor madhor në abuzimin seksual të fëmijëve. Si pasojë e kësaj profesionistët e kërkojnë atë mes të varfërve. Njerëzit e varfër priren të kenë kujdes mjekësor sporadik me ato që e ofrojnë këtë shërbim dhe të cilët nuk kanë marrëdhënie. Familjet e klasave të mesme dhe të larta kanë më pak mundësi të jenë nën këtë shqyrtim(te profesionisteve), janë më pak të dyshimtë, dhe kujdes mjekësor të vazhdueshëm ku formojnë marrëdhënie me ato që e ofrojnë këtë shërbim. Ofruesit kanë më pak gjasa të mbështesin raportet e rasteve të abuzimit seksual tek fëmijët sepse e dinë që ndoshta do të ndeshen me prindërit e tyre që i përkasin klasës së mesme dhe të lartë. Ato mund të shkojnë drejt mohimit të rastit ose drejt minimizimit të ndikimit të abuzimit seksual të fëmijëve kur vërejnë autorë të ngjashëm me ato. Si përfundim, dogmat sociale, besimet, dhe mitet rreth abuzimit seksual dhe seksualitetit i mundësojnë abuzuesve të vazhdojnë. Si rezultat i kësaj, fëmijët vazhdojnë të vuajnë dhe kur ata flasin, dhe procesi i rikuperimit përfshin punën përmes miteve dhe shtrembërimeve që rrethojnë abuzimin seksual të fëmijëve.

childrens-societyForcat shoqërore që lejojnë që abuzimi seksual tek fëmijët të ekzistojë

Abuzimi seksual i fëmijëve është një problem mbarë botëror me përmasa të mëdha dhe ka qenë një realitet i ashpër për fëmijët që në fillimet e historisë. Shumë forca llogariten shkaktare për vazhdimin e ekzistencës së abuzimit seksual. Disa nga këto forca janë kontradiktore, dhe pa marrë parasysh sa kontradiktore janë, këto forca bëjnë fëmijët të heshtin dhe autorët të mos zbulohen.

Këto forca përfshijnë:

Kënaqësi: Kënaqësia seksuale dhe emocionale që ka abuzimi seksual për autorët i mbivendoset ndonjë shqetësimi që kanë për fëmijën. Para-ja drejton një kompani të madhe për abuzimin seksual në mbarë botën siç është pornografia e fëmijëve dhe trafikimi i fëmijëve.

Turpi dhe stigma: Turpi dhe stigma shoqëruar me të qenit i/e abuzuar seksualisht bëjnë që viktimat të heshtin dhe lejojnë autorët të vazhdojnë të abuzojnë.

Fajësimi i viktimës: “Ajo e kërkoi vetë” ose “Ai mund të dojë atë” janë besime të përhapura, madje edhe për fëmijët e vegjël.

Tabutë seksuale: Tabu-të rreth të folurit për seksualitetin dhe abuzimin seksual bëjnë që viktimat të heshtin dhe lejojnë autorët të vazhdojnë të abuzojnë.

Mitet rreth autorëve: Mitet rreth abuzuesve si “plak i pisët” dhe dikush që nuk e njeh, do dhe respekton bën që të mos merren në konsideratë të afërmit si abuzues.

Mitet rreth mamave:  Shumë njerëz besojnë se mama-të gjithmonë dinë dhe e fshehin. Mama-të e durojnë faktin e të qeniet e akuzuar dhe shpesh ata janë të akuzuara.

Indiferenca: Shumë njerëz besojnë se abuzimi seksual nuk është një problem aq i madh. Shumë prej tyre janë vetë të mbijetuarit që besojnë se abuzimi seksual nuk ka ndikuar tek ato dhe nuk ndikon as tek të tjerë. Këta njerëz tallen me veten e tyre.

Zakonet sociale: Zakonet sociale dhe traditat minimizojnë efektet e abuzimit seksual për të mbijetuarit, fajësojnë viktimat, dhe zhvendosin vëmendjen tek abuzuesit.

Vetëmashtrimi mbi atë se çfarë do të thotë abuzim seksual: Autorët shpesh besojnë se motivet e tyre janë të pastërta dhe abuzimi seksual është i mirë për fëmijët.

Vetëmashtrimi rreth pasojave: Autorët nuk ballafaqohen me pasojat e abuzimit seksual për fëmijët, familjet e fëmijëve, dhe veten e tyre.

Ndjekja egoiste e parave: Fitimi financiar përfshihet në industritë e abuzimit seksual të pornografive për fëmijë, trafikimit të seks-it, dhe mirëmbajtja e faqeve të web-it është një motivim i fortë për autorët që të shfrytëzojnë fëmijët.

Autoriteti: Autoriteti që të rriturit kanë mbi fëmijët bën që fëmijët të vazhdojnë të shfrytëzohen nga të rriturit që duan ta bëjnë.

Statusi i fëmijëve: Fëmijët kanë më pak forcë, dije, dhe forcë fizike se të rriturit dhe njerëzit e tjerë më të vjetër dhe janë të socializuar për t’u besuar dhe për tu bindur të rriturve.

Ideologjitë dhe praktikat: Besimet që personat mund të përdorin çdo kuptim për të marrë atë që duan, përfshirë edhe shfrytëzimin e të tjerëve, duke i detyruar të tjerët të binden përmes manipulimit, frikës, dhe forcës fizike.

Vetëm në 30 vitet e fundit ka pasur një kërkese në shkallë të gjerë në një aksion për të ndaluar abuzimin seksual. Kjo ka pasur rezultat në ndërgjegjësimin dhe kuptimin e abuzimit seksual për të mbijetuarit dhe familjet e tyre dhe mbi politikat dhe programet e destinuara për të parandaluar abuzimin seksual. Sidoqoftë, nevojitet të bëhet akoma më shumë.

Në të gjithë vendet mbarë botës, lëvizja kundër abuzimit seksual është akoma në fazat e fillimit, dhe madje ekzistenca e abuzimit seksual mbetet pa përgjigje nga segmente të gjëra të opinionit publik dhe profesionistëve.

Ndërkohë që shumica e të mbijetuarve vuajnë në heshtje nga të qenit të stigmatizuar dhe të akuzuar për abuzimin e tyre, autorët përjetojnë kënaqësi seksuale dhe emocionale. Këto që shesin fëmijët për seks, mbledhin, bëjnë dhe shesin pornografi për fëmijë, bëhen të pasur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top