Marrëdhënie

August 31, 2017 | 9:45

Nga Arjeta Hyseni: Si të përdorim “jo, është gabim” në mënyrën pozitive!

 

Si mund ta përdorim këtë fjalë të vogël negative për të tejçuar mesazhe pozitive?

Te një prind apo edukator, është e rëndësishme që t’i thuhet fëmijës në një ai të dijë të pranojë e t’i thotë jo vetes. Shpeshherë përballemi me prindër të zënë në panik, ku përdoret fjala “jo ose gabim”, por të mësuarit e pranimit të  jo-së nga dikush tjetër është një pararendës i të thanit jo vetes. Ajo që i fut në telashe fëmijët, por edhe edukatorët, është këmbëngulja ndaj një dëshire, një po-je të menjëhershme, pa lënë kohë për ta analizuar atë me sensorët e tyre të brendshëm dhe të marrin në konsideratë nevojën e të thënit jo vetes.

Arjeta Hyseni, psikologe klinike

Arjeta Hyseni, psikologe klinike

Vendosim një balancë

Është e rëndësishme që në ambientin e fëmijës të ketë një balancë mes po-ve dhe jo-ve. Nëse fëmijës i thuhet rrallë jo, në ato raste që do të përdoret kjo fjalë, ai do të mërzitet, pasi nuk është mësuar me irritim. Nëse dita e tij është plot me jo, fëmija beson se bota është një vend negativ për të jetuar dhe do të rritet si një person negativ. Bota e vërtetë do të jetë plot me po dhe jo nëse fëmija e mëson gradualisht këtë mësim të jetës. Ai është në rrugën e mbarë për të krijuar një personalitet të shëndetshëm dhe të balancuar.

Krijimi i ambienteve krijuese ndaj jo-së

Shpeshherë prindërit, por edhe edukatorët, e gjejnë veten të izoluar dhe të detyruar të përdorin fjalën jo, pasi fëmija po luan me një lojë të rrezikshme në dore apo duke shkarravitur murin e dhomës ose murin e klasës. Me të drejtë, në të tilla raste lind pyetja e prindërve ose e edukatorëve se si mund të mos përdoret fjala jo?

Për të mos përdorur pikërisht pa kriter fjalën jo ndaj fëmijës, ndryshoni në diçka më argëtuese për ditën, pra orët e fëmijës. Poziciononi fëmijën në një ambient të sigurt, duke e lënë fëmijën të luajë i qetë dhe pa qenë nevoja të përdorësh fjalën “jo dhe mos, është gabim”. Të thënit “jo dhe mos, është gabim” në mënyrë të vazhdueshme, e bën këtë fjalë të humbasë fuqinë e vet. Zëvendësues pozitivë të fjalës “jo dhe mos, është gabim”

1Tregoni një shembull pozitiv paralel me urdhrin negativ. Nëse fëmija ka në dorë një lodër ose një objekt që mund ta dëmtojë dhe ju keni frikë që ai mund të lëndohet, në mënyrë që të reduktohet fjala jo, jepini një shembull, duke i shpjeguar me durim fëmijës rrezikun që mund t’i shkaktojë lodra apo objekti që ka në dorë, në mënyrë që herë tjetër fëmija ta reduktojë vetë lojën e rrezikshme dhe lëndimin e tij. Fundja, të shpjeguarit me durim dhe saktësi veprimet e pa ditura që fëmijët bëjnë, është detyrë e prindit, por edhe e edukatorit dhe jo thjesht pjesë e reduktimit të fjalës “jo ose është gabim”.

Problematikat që sjell përdorimi i fjalës “jo dhe mos, është gabim”

Frikë në veprim: Fëmija ndalet në veprimet e tij, duke krijuar pasiguri dhe frikë në atë që bën.

Ngurtësim të mendimeve: Nuk shpalos atë që mendon pasi do të përballet me fjalën jo.

Shuarjen e ideve të lira: Në lojë fëmija shpalos dëshirat dhe idetë e tij, pikërisht fjala jo i frenon këto ide.

Pasiguri dhe ankth: Duke u përballur me fjalën jo, pasiguria e shoqëron fëmijën me ankth dhe frikë në të gjitha mendjet dhe veprimet që ai shpreh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top