Në fokus

December 27, 2018 | 8:15

Nga Armira Lazaj / Gruaja shqiptare, e suksesshme në shumë dimensione

Gruaja shqiptare gjatë gjithë historisë, me dinjitet e fisnikëri të lartë, u tregua e zonja që gjithmonë të mbajë lart flamurin e qëndresës dhe të familjes. Nënat, motrat, bijat dhe bashkëshortet tona, epokë pas epoke, luftë pas lufte, marshuan krenare së bashku me burrat, djemtë, vëllezërit, prindërit, ashtu të papërkulura nëpër shekuj e mijëvjeçarë dhe arritën, erdhën krenare deri këtu!

Armira Lazaj, konsulente marketingu, pedagoge, trajnere

Armira Lazaj, konsulente marketingu, pedagoge, trajnere

Karriera po bëhet pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e jetës së femrës bashkëkohore, ndërkaq familja mbetet vatër e sigurt në të cilën kthehet çdo ditë. Fuqizimi i grave ka aftësinë për të krijuar një bote më të shëndetshme, me më shumë të arsimuar, dhe me më pak të varfëri. Duke punuar me gratë është provuar të jetë një mënyrë e suksesshme veçanërisht efektive për të luftuar varfërinë, sepse gratë kanë tendencë për të investuar fitimet e tyre në ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsimim për fëmijët e tyre.

Gruaja ne sipërmarrje: Në Shqipëri gratë zotërojnë vetëm 10% të fermave bujqësore dhe janë drejtuese vetëm në 20% të bizneseve të tjera, kryesisht në sektorin e veshjeve, kozmetikës, agjenci eventesh dhe agjenci udhëtimesh.

Gruaja në biznes: Pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe punësimi i tyre është në nivel të ulët. Gratë janë përqendruar të punojnë në sektorë me prodhimtari të ulët dhe me shkallë të lartë informaliteti, sepse nuk u jepen mundësi të tjera. Një përqindje më e vogël punojnë me kohë të plotë dhe me të drejta dhe sigurime shoqërore. Pjesa më e madhe e grave gjenden në fundin e piramidës së pagave. Gratë dhe burrat kanë stile menaxhimi përplotësuese, ndërkohë që hendeku i pagesës është i dukshëm në pozicione ekzekutive, pasi shumë shpesh gratë janë më pak të paguara se burrat. Gjithashtu, studime të ndryshme tregojnë se ka më shumë gjasa që gratë të jenë më të rrezikuara në rrethana të shkurtimit të personelit. Ngritja në detyrë brenda organizatës është një tjetër sfidë për gratë në vendin e punës, pasi gratë ngrihen shumë rrallë në detyrë.

Gruaja dhe media: Burrat mbizotërojnë në Median Shqiptare, ku numri gazetarëve, moderatorëve dhe të ftuarve në talkshou është në avantazh të burrave, në hapësirat më të ndjekura televizive me një përqindje prej 80%-20%. Gratë përfshihen kryesisht në drejtimin e emisioneve të paradites dhe pasdites. Gjithashtu, eksperte femra të ftuara në emisione për çështje të ndryshme dominojnë në hapësirën e sipërpërmendur televizive.

Gruaja në politikë: përfaqësimi i grave dhe vajzave në vendimmarrjen lokale është rritur ndjeshëm pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, në sajë të vendosjes së kuotës gjinore prej 50% në Kodin Zgjedhor duke shënuar një arritje historike të përfaqësimit të grave në politikën shqiptare. Në krahasim me vitin 2011, kur gratë ishin të përfaqësuara me 12.33% në Këshillat Bashkiakë, pati një rritje me 34.50% në vitin 2015. Por, pjesëmarrja më e lartë numerike e grave dhe vajzave në Këshillat Bashkiakë, në bazë të studimeve të ndryshme, ende e ka pasur të vështirë të përkthehet në një fuqi më të lartë në vendimmarrje.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top