Guri mbrojtës për shenjën e Luanit… SYRI I TIGRIT. E ka marrë emrin nga vijat e kafta dhe të zeza me gjithë nuancat e floririt që luajnë me dritën e Diellit që duken si shkëlqim i syrit të një tigri.
Si gur është i familjes së Halazit dhe fuqisë së tij i besojnë shumë në Indi dhe në Anatoli. Në Romën e lashtë, ushtarët romakë mbanin aksesuar me figura të ndryshme në qafë nga ky gur për t’i mbrojtur në beteja.
Planeti që udhëheq këtu është Dielli.
Qendra e rrënjës është çakra e parë që mbizotëron në këtë shenjë: Qendra Dielli, Qendra e Trupit, Shtylla Kurrizore pas zemrës.
Është e njohur për shenjën e luanëve, të cilët kanë shumë armiq dhe këtë e dinë mirë. Jeni mësuar me këtë pasi në fëmijëri jeni shquar me energjinë, shkëlqimin, gjallërinë dhe gjithmonë udhëheqës dhe kryesues. Prandaj përveç adhurimit keni përjetuar dhe xhelozinë dhe goditjet prapa shpine.
Shpeshherë mendoni se nuk do ishte keq të kishit diçka që t’ju mbronte. Mbrojtja juaj nga çdo Vampir Energjie që kërkon t’ju rrufisë këtë energji që keni do jetë pra SYRI I TIGRIT.
Gur të tjerë mbrojtës për Luanin përveç Syrit të Tigrit janë:
Jaspis i verdhë
Kapnodhi i verdhë
Kekribari
Në shtëpi për mbrojtje përveç aksesorëve mund ta mbani:
1.Në komodinë, në krahun tuaj kur flini
2.Afër kompjuterit
3.Mund të vini nga një gur në katër cepat e një dhome
4.Te dera e shtëpisë
5.Te dera e dhomës tuaj
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.