Në fokus

February 22, 2020 | 8:05

Nga Aurora Çeliku Minga / Altruizmi, besimi te një ndjenjë e pastër dhe humane

Njerëzit që shfaqin shenja të një altruizmi të fortë, kanë një funksion më të lartë të pjesës së trurit, të quajtur amigdala, thelbësore në ndjenjat dhe emocionet e njeriut.

aurora celikuSa ekzistojnë në shoqërinë e sotme njerëz altruistë? Të jesh altruist do të thotë të vësh interesin e të tjerëve mbi tëndin ose të duash pa interes, të japësh pa kërkuar asgjë në kthim. Në vorbullën e madhe të sekuencave në jetën tonë, nuk është kollaj të jesh altruist. Parimi “Më jep – Të jap”, është baza e një shoqërie të evoluar tashmë. E megjithatë, ka shumë individë që për çështje parimi apo karakteri, vazhdojnë të japin e të duan pa pritur shpërblim.

Altruizmi fillon që nga veprimet e vogla. P.sh: ndarja e ushqimit me një koleg, ndihma në autobus e personave të moshuar, të ndihmosh në një organizatë, pa pritur diçka në kthim, e shumë veprime të tjera që kanë ndikim në jetën e njerëzve. Një studim në “Georgetown University” ka arritur në përfundimin se njerëzit që shfaqin shenja të një altruizmi të fortë, kanë një funksion më të lartë të pjesës së trurit, të quajtur Amygdala, thelbësore në ndjenjat dhe emocionet e njeriut.

Në shumë kultura dhe besime fetare, të jesh altruist shihet si virtyt dhe jo vetëm kaq, por si e kundërta e një njeriu egoist dhe egocentrik. Kërkimet shkencore tregojnë se njerëzit që janë altruistë ndaj të tjerëve, jo pjesëtarë të familjes, janë njerëz që jetojnë të tashmen, pa menduar shumë për të ardhmen. Nga ana tjetër, kemi termin “Altruizëm Reciprok” që është një term i përdorur nga biologët dhe psikologët për të karakterizuar vendimin që marrin njerëzit për të ndihmuar, thjesht për t’u ndjerë mirë.

Edhe kur njerëzit altruistë nuk marrin asgjë si kthim, këta njerëz ndihen shpesh energjikë dhe të lumtur. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin i ka lejuar të lashtët tanë të mbijetojnë në vështirësi, dhe po ky virtyt, d.m.th aftësia e të bashkëpunuarit, funksionon edhe sot në shoqërinë universale komplekse.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top