Në fokus

September 20, 2019 | 8:51

Nga Aurora Çeliku Minga / Bota do të ishte jo perfekte pa praninë e gruas

“TË EDUKOSH NJË BURRË, EDUKON NJË BURRË. TË EDUKOSH NJË FEMËR, EDUKON NJË GJENERATË”.

Është një thënie nga një udhëheqës dhe politikan amerikan, Brigham Young, që kur e lexon të vë në mendime dhe të bën të reflektosh atë çka shoqëria e harron në rutinën e përditshme.

aurora celikuGruaja, një forcë kaq e madhe dhe e domosdoshme në motorin e jetës së çdo anëtari të shoqërisë, shpeshherë nënvleftësohet për çfarë jep. Megjithatë u bënë pothuaj 300 vjet histori që gruaja ka arritur ndryshime fenomenale. Atë e shikon në politikë, e shikon në të gjitha llojet e profesioneve ku janë po aq produktive sa dhe meshkujt, madje, ka raste tashmë kur ato janë dhe primare në ekonominë e shtëpisë, duke siguruar më të madhe të të ardhurave.

Funksioni i saj nuk ka limit; ndërkohë që ajo merr pjesë në shoqëri duke kontribuar në aspekte të ndryshme, roli i saj në edukimin e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e shtëpisë nuk mbaron kurrë. Nëna është ajo që në rastet më të shumta do ta shohësh të çojë fëmijët në shkollë, nëna është po ajo që kujdeset për mbarëvajtjen akademike të fëmijëve dhe është po nëna ajo që siguron që fëmija të gjejë një shtëpi të ngrohtë ndër vite. Por si çdo ekuacion ku njëra anë është në funksion të tjetrës, po kështu dhe shoqëria ka impakt tek gruaja.

Problemi kryesor që akoma ekziston, është nëse gruaja vlerësohet dhe shikohet me syrin e duhur nga shoqëria vetë. Sado e kompletuar, një grua nuk shikohet si një forcë që mund të sjellë ndryshim në shoqëri. Për të luftuar këtë lloj mentaliteti, duhet filluar edukimi që në vegjëli i gjeneratave, që ata të vlerësojnë çka gruaja është në gjendje të bëjë. Brezat e ri duhet të shohin dhe të vlerësojnë sakrificat që gruaja e sotme bën për të funksionuar me të gjithë potencialin e saj në shoqërinë e sotme.

Gjithashtu, jo vetëm brezat e rinj, por çdo pjesëtar i një shoqërie civile të ditë të dallojë vlerat e vërteta të një gruaje që e bëjnë të jetë e suksesshme. Është e vërtetë që Coco Chanel ka thënë: “Një grua duhet të ketë klas dhe të jetë e mrekullueshme”, por domethënia e vërtetë sigurisht që duhet të jetë shumë më e thellë sesa fasada e parfumeve dhe veshjeve. Ndofta ajo ka dashur të thotë që, intelekti i një gruaje qe shkrirë me zotësinë për të qenë një nënë e mirë, që i shton dhe dozën e duhur të profesionalizmit feminilitetit të saj, sigurisht që është një grua me klas dhe e veçantë.

A duhet të kenë gratë një model të cilin duhet ta imitojnë apo ndjekin? Ndofta përsa i përket ambicieve në sensin pozitiv, s’ka pse mos shohim dhe ndjekim shembullin e grave që kanë luftuar e punuar që të jenë të suksesshme në jetë. Gjithsesi, kjo duhet të ndodhë deri në njëfarë pike, pasi nëse do ndiqnim modelet, femra që sjell dita, dhe stereotipe të ndryshme që shërbejnë në aspekte të ndryshme të jetës, atëherë çdo grua do ta humbiste esencën dhe të veçantën e vet duke dashur të imitojë.

Gjithsesi, duke iu rikthyer rolit që gruaja luan në çdo lloj shoqërie, çdo individ duhet të jetë koshient dhe të pranojë duke lënë mënjanë krenarinë që ashtu siç thotë Shekspiri: “Bota do ishte jo perfekte pa praninë e gruas”.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top