Ju ka ndodhur ndonjëherë që ka momente që i thoni vetes, diçka nuk shkon. Gjithashtu ka raste kur njeriu vepron duke u nisur nga INTUITA, një zë i brendshëm, që të bëjë një zgjedhje midis shumë të tjerave. Por çfarë është ky zë i brendshëm, që herë na drejton e herë na ngatërron, herë na bën të ndjejmë atë De Ja Vu…
Intuita është një proces që i jep njeriut aftësinë të ketë njohuri mbi diçka, pa bërë analiza dhe pa njohur fakte konkrete. Intuita është si një urë që bashkon anën e ndërgjegjshme dhe jo të ndërgjegjshme të mendjes tonë. Së dyti, intuita është një lidhje midis instinktit dhe arsyes. Ka shumë njerëz që vendimet e tyre i marrin bazuar në instinktet dhe jo përvojat, dhe s’ka pse të ndjehemi të turpëruar. Instinktet janë të bazuara edhe tek gjykimet e kulturave të ndryshme.
Duke kaluar në mënyrë më të detajuar, bazuar në statistika, intuita tek femra është më e zhvilluar se tek meshkujt. Së pari është ndërtimi i trurit që dallon nga femrat tek meshkujt, duke u nisur nga ana strukturale dhe neurobiologjike. Gjithashtu, hormone që ndryshojnë tek të dyja sekset, puberteti, zhvillimi etj.
Femrat janë shpesh më të afta të artikulojnë ndjenjat për hir të ndërtimit të trurit që sapo thamë më lart. Ndërsa meshkujt kanë të zhvilluar më shumë anën logjike të trurit, pa emocione, duke marrë vendime hap pas hapi derisa të shohin një rezultat pozitiv. Nga këndvështrimi si ka ecur shoqëria, intuita vazhdon ekziston, sepse shërben në procesin e përditshëm të mbijetesës. Ka shumë raste që ndihmon, kur njerëzit janë të udhëkryq për të marrë vendime, dhe më kryesorja, ndihmon që njerëzit të rrinë afër Zërit të Tyre të Brendshëm dhe një ushtrim i mirë për trurin.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.