Në fokus

January 17, 2019 | 8:15

Nga Aurora Çeliku Minga / Maturia në punë, dështimet & arritjet

Nuk ka individ të shoqërisë mos të jetë gjendur përpara një pozicioni të vështirë në jetë, kur vjen puna për zgjedhjen e një karriere ku mund të jenë të suksesshëm. Si mund të bëjmë zgjedhjen e duhur për një karrierë të suksesshme në mënyrë që edhe vetë të “rritemi” profesionalisht?

aurora celikuËshtë mëse e dukshme që kërkesat në shoqërinë tonë për të performuar si individ kanë ardhur duke u rritur. Si rezultat, individët e kësaj shoqërie që në moshë të re duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur, për një pozicion sa më përshtatshëm me veten e veten e tyre, në mënyrë që të jenë të suksesshëm profesionalisht dhe të jenë të lumtur shpirtërisht.

Për moshën e re, individët duhet të vendosin për shkollën, për degën, profesionin që duan më shumë, për profesionin që shpalos më mirë vetitë që karakterizon këtë apo atë person. Nëse një i ri apo e re është i prirur për matematikë, nëse mendon të shkojë në shkollë për mësues matematike, duhet të mendojë edhe sa funksionon kjo lloj dëshire dhe prirje për këtë degë. A ka vende pune? Sa paguhen mësuesit? A mund të mbijetosh sot me një rrogë mësuesi? A do shkohet me dëshirë në punë, etj, etj. Por, nëse një tjetër person ka mbaruar për menaxhim biznesi, por gjen një vend që kërkon aftësi më të larta se personi ka, a duhet ta pranojë këtë vend pune? A do mund të performojë siç duhet, me ndjeshmërinë që duhet kundrejt asaj që bën, apo do i duhet të punojë “nga halli” pasi pagesa është më e mirë.

Ka shumë zgjedhje që bëhen në kushtet “jetë a vdekje” pasi nuk ka kohë, dhe momenti mund të shkojë e nuk kthehet më. Por në shumicën e rasteve, individët i japin vetes një kornizë-kohë për të vendosur më me bindje. Ekziston një listë, Pro (zgjidhje të rastit) dhe Kundra, që njerëzit e përdorin duke u ulur me laps në dorë, duke bërë një listë të konsekuencave pozitive dhe negative nga kjo zgjidhje që do bëjnë. Ka individë të tjerë që mendojnë vetëm për momentin: do marr vendim tani, më vonë, le të ndodhë ç’të dojë. Është vërtetuar nga statistikat që këto lloj zgjedhjesh, ngaqë nuk janë marrë në ndikimin e një niveli të lartë stresi, kanë dalë të suksesshme.

Nga krahu tjetër, kur njerëzit “përpëliten” për një zgjedhje të drejtë, janë nën një nivel stresi të lartë. Një taktikë tjetër interesante për të bërë një zgjedhje deri diku të drejtë, është taktika e implementuar nga Sakichi Toyoda, krijuesi i Toyotës. Pyesni veten 5 herë, pse duhet të bëni këtë lloj zgjedhje. P.sh:

  1. Pse duhet të zgjedh këtë punë? Sepse paguajnë mirë dhe mund të evoluoj si person.
  2. Pse është e rëndësishme kjo punë? Sepse dua të ndërtoj një karrierë dhe jo një punë për të kaluar ditën.
  3. Pse duhet të ndërtosh një karrierë? Sepse mendoj kam aftësi për të ndërtuar një jetë që ka kuptim.
  4. Pse duhet t’i japësh jetës një kuptim ndryshe nga ç’i japin gjithë njerëzit? Sepse përveç parave dhe lumturisë shpirtërore më pëlqen dhe reputacioni.

E kështu me radhë derisa të marrësh nga vetja përgjigjen e vërtetë. Normalisht për një zgjedhje të drejtë, çdo individ bën llogari, apo është i hapur për sugjerime nga miq e të afërt. Nuk duhet të harrojmë dhe instinktet. Ndonjëherë janë shumë të forta. Mbase nuk kanë bazë dhe shenja të shpjegueshme për momentin, por sërish duke u nisur nga statistikat, njerëzit që kanë ndjekur instinktet kanë pasur sërish sukses.

Si përfundim, mund të themi se siç janë individët të ndryshëm dhe zgjedhjet e opsionet. Le të shpresojmë që çdo individ të bëjë zgjedhjen e duhur në atë pjesë të jetës ku mund të performojë më me forcë dhe më bukur dhe jo thjesht për të parë interesat e ngushta nga një këndvështrim i ngushtë. Jeta dhe shoqëria është e madhe, ajo i jep shanse të gjithë njerëzve që të tregojnë sa vlejnë dhe ku duhet t’i tregojnë tamam vlerat e tyre.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top