Në fokus

June 13, 2020 | 8:10

Nga Aurora Çeliku Minga / Trupi nën stres ndikon në sjelljen e individit

Të gjithë ne përjetojmë stres të niveleve të ndryshme në jetën e përditshme. Mënyrat se si ne arrijmë të suportojmë veten nën stres janë të ndryshme. Por ajo që është e përbashkët dhe që shumë nga ne nuk janë koshient për momentin, janë pasojat që stresi lë tek trupi dhe mendja jonë.

Aurora Çeliku Minga Diplomuar në Universitetin "Aleksandër Xhuvani"; Mësuese "Quinsigammond Community College", Assosciate Degree on Early Childhood Education; "Worcester State University", Bachelor Degree on Sociology and Early Childhood Education; Post Bachelorete për shkollat e profilit 9-vjeçar

Aurora Çeliku Minga
Diplomuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”; Mësuese “Quinsigammond Community College”, Assosciate Degree on Early Childhood Education; “Worcester State University”, Bachelor Degree on Sociology and Early Childhood Education; Post Bachelorete për shkollat e profilit 9-vjeçar

Pjesa më e madhe e njerëzve i vënë fajin sëmundjeve të ndryshme për dhimbjet e kokës apo shtrëngimet në kraharor. Në të vërtetë, gjithmonë e më shumë është stresi ai që shkakton këto simptoma. E shpjeguar nga ana mjekësore, por dhe me pak fjalë për këdo që dëshiron të kuptojë ç’ndodh me trupin tonë nën stres, trupi ynë prodhon më shumë kortizol (kortizoli kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, rregullon metabolizmin, redukton inflamacionin, kontrollon tensionin e gjakut dhe memorien) se ç’mund të lëshojë normalisht.

Gjithashtu, stresi kronik vret qelizat e trurit, madje redukton dhe masën e tij, dhe gjithashtu dëmton zonën e trurit që është përgjegjëse për memorien. Nuk duhet harruar që stresi ndikon edhe në sjelljen e individit. Çdo individ përdor mënyra të ndryshme për të menaxhuar stresin, por çka është e dobishme dhe funksionon për të gjithë janë: aktiviteti fizik, qoftë kjo edhe e reduktuar në 30 minuta ecje. Ka mënyra relaksuese si meditimi ose joga. Familja dhe miqësia janë faktorë kryesorë për të menaxhuar një situatë stresante. Një bisedë me një shok a shoqe apo dhe të afërm, ndihmon për të diskutuar dhe çliruar nga ngarkesat mendore. Është mirë që gjatë situatave stresante të jemi sa më të angazhuar, për të mbushur kohën me libra, televizion apo shfaqe, madje dhe lojëra internetike.

Në qoftë se këto mënyra nuk janë të mjaftueshme për të çliruar veten nga stresi ose të paktën të menaxhohet, atëherë individi duhet të drejtohet te mjeku i familjes ose dhe specialisti. Siç dihet nga eksperiencat e shumë njerëzve, nuk është më shumë stresi që na vë nën vete, sesa mënyra se si e suportojmë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top