Mirëqenie

November 2, 2019 | 8:14

Nga Aurora Minga: Kur familja është gati për një bebe

aurora celikuPër shumë çifte është tronditje, kurse për disa të tjerë kalohet më lehtë, flasim këtu për njoftimin e parë. Përpara se të diskutojmë sesi mund të suportohet një shtatzëni dhe a është familja gati për të pritur një bebe në shtëpi, çdo çift më parë duhet të ketë të qartë në vetvete nëse:

• A janë këta dy partnerë të përkushtuar të kenë një fëmijë?

• A do të jenë në gjendje të dy partnerët të balancojnë punën dhe familjen?

• A do mund të “duroni” ndryshimet në rutinën tuaj të argëtimit apo daljes me miq e shokë?

• A e mendoni mundësinë se ardhja e fëmijës do t’ju ndryshojë ju si person në veten tuaj dhe në lidhje me partnerin?

1

Kuptohet që ka shumë raste kur shtatzënitë janë të papritura dhe nuk ka kohë të diskutohet në çift ky lloj impakti. Megjithatë, ne po diskutojmë kur do të ishte më mirë një familje e përgatitur për të mirëpritur një shtatzëni dhe një fëmijë më vonë.

Të gjithë arrijnë ta kuptojnë që familja ka një rol kyç në mbështetjen që i bëhet gruas shtatzënë. Duke marrë parasysh faktin që gruaja kalon shumë faza gjatë shtatzënisë, por dhe pas saj, partneri (që konsiderohet familje) duhet të jetë në çdo moment i gjindshëm për mbështetje psikologjike dhe materiale.

Në mars 2013, nga UCLA National Institute of Health (Universiteti i Kalifornisë) u bë një vëzhgim mbi gratështatzënë, për mbarëvajtjen e shtatzënisë së tyre duke u bazuar në mbështetjen që jep familja. Ky institut bëri një survejim mbi 210 gra të nivelit të ndryshëm ekonomik, social dhe etnik. U arrit në konkluzionin që të gjitha ato gra, të cilat kishin suport të fortë nga familjet e tyre, vuanin shumë më pak nga “Postpartum Depresion” (Depresioni pas lindjes) që ndjek gruan gjatë dhe sidomos pas shtatzënisë.

Është shumë interesant edhe fakti që të gjitha gratë me përkrahje nga familja kanë, duke u bazuar nga rezultatet e testeve përkatëse, nivel hormonesh stresi të çliruara në placentë, shumë më pak sesa gratë që e kalojnë shtatzëninë vetëm, pa mbështetje për arsye të ndryshme.

Po i njëjti studim është bërë edhe në Berlin, Gjermani, në 2003- 2004, ku u vëzhguan 100 gra shtatzëna për të parë rëndësinë e mbështetjes psikologjike sociale dhe materiale. U arrit po në të njëjtin përfundim si rezultatet e UCLA-së që punoi rreth 9 vite më pas po për të njëjtin problem.

Shtatzënitë më të suksesshme janë ato me përkrahje nga familje të shëndosha nga çdo lloj këndvështrimi. Duhet luftuar moskonceptimi drejt i shtatzënisë që gruaja mban peshën më të madhe. Fizikisht po, ajo është mbartësja e peshës, por ajo duhet ndihmuar që të paktën të ndajë me familjarët e tjerë peshën psikologjike. Ana psikologjike e gruas në shtatzëni nuk ka të njëjtin “Imunitet” si në ditët e saj të mëparshme, prandaj është detyrë e familjes t’i qëndrojë afër, në mënyrë që shtatzënia të përfundojë suksesshëm, me sa më pak dëme psikologjike apo fizike dhe duke sjellë në jetë një foshnjë të shëndetshme.

Revista Psikologjia 2016

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top