Në fokus

September 18, 2018 | 8:20

Nga Av. Xhabir Zejnuni: “Dritarja E Overtonit” / Teknikat e manipulimit dhe bindjes për t’i ndryshuar mendjen opinionit publik

Si bëhet e pranueshme një ide e papranueshme!

xhabir-zejnuni

Ka disa kohë që po diskutohet “problemi” LGBT dhe pasojat që po sjell ky “problem” për shoqërinë civile në tërësi.

Tek LGBT-ja bën pjesë edhe martesa brenda të njëjtit seks. Duhet pohuar se që kur është hedhur në “tregun mediatik” martesa brenda të njëjtit seks, opinioni publik ka filluar të ndryshojë në mënyrë të përshkallëzuar. Në fillim, ideja e martesës brenda të njëjtit seks, nuk merrej në konsideratë, pasi shoqëria nuk pajtohej me këtë lloj martese. Por, MEDIA influencon vazhdimisht opinionin publik, duke mbështetur martesën brenda të njëjtit seks, e cila po bëhet e pranueshme me disa përjashtime, më pas e pranueshme dhe në fund neutrale. Pritet që kjo martesë të bëhet më pas tërësisht e pranueshme. Dhe ky “sukses” i madh, është arritur falë teknikave të manipulimit dhe bindjes për t’i ndryshuar mendjen opinionit publik.

maxresdefaultKëto teknika, të cilat vihen në zbatim nga mendjet më “brilante” të intelektualizmit homoseksual, mbështeten në “DRITAREN E OVERTONIT”.

“Dritarja e Overtonit” (“The Overton Window”), është një skemë komunikimi-bindjeje e ideuar nga aktivisti dhe sociologu amerikan Joseph P. Overton (1960-2003).

“Dritarja e Overtonit”, është një model i veçantë aplikimi, që mbështetet në mundësinë e ndryshimit të opinionit publik për një temë të caktuar, e cila nëse në fillim të “daljes së saj në skenë” refuzohet, me kalimin e kohës mund të bëhet e pranueshme nga shoqëria dhe më pas të njihet nga legjislatori. Problemi më shqetësues, është se këto ide në shumicën e rasteve lindin nga një grup i vogël personash me interesa të (para)caktuara, por që i sjellin dëme të pallogaritshme shumicës tjetër së shoqërisë.

question-mark-97062_1920Sipas Overtonit, çdo ide duke përfshirë edhe më të pamundshmen (dhe të pabesueshmen!), për t’u zhvilluar (dhe pranuar) në shoqëri, ka nevojë për një dritare zhvillimi dhe trajtimi. Në këtë dritare, ideja mund të diskutohet gjerësisht, duke i lejuar asaj kalimin nga pragu i “pamendueshëm”, në atë të diskutimit publik, në atë të pranimit publik dhe më pas të tentohet të ndryshohet ligji në favorin e saj.

Nuk ndodhemi para një shpërlarjeje klasike të trurit, por para disa teknikave shumë të holla, dinake, efikase dhe koherente manipulimi, të cilat e sjellin debatin mbi një ide të “re” në gjirin e shoqërisë civile, me qëllim që kjo shoqëri ta përvetësojë këtë ide e madje ta bëjë edhe të sajën fare natyrshëm.

Ideja tek “Dritarja e Evertonit”, zhvillohet sipas disa etapave të paracaktuara në mënyrë të detajuar.

Përdorimi i “Dritares së Overtonit”, është themeli i teknologjisë së manipulimit të vetëdijes publike, i finalizuar në pranimin nga shoqëria civile të atyre ideve që më parë ishin të huaja dhe që më pas lejon eleminimin e tabuve së këtyre ideve. Ky manipulim, sposton fazën në dritare dhe diskutimi i menaxhuar mirë, lejon arritjen e fazës pasuese të dritares deri në fazën përfundimtare.

Një shembull konkret, i cili lidhet me ecurinë e opinionit të përbashkët mbi LGBT-të. Spostimi brenda “Dritares së Overtonit”, që lidhet me ndryshimin e qëndrimit ndaj LGBT-ve dhe teorive të tyre, mund të kalojë në etapat që vijojnë:

  1. Në këtë etapë, tema është e papranueshme, nuk diskutohet në MEDIA dhe nuk lejohet as diskutimi mes personave;
  2. Tema kalon nga “absolutisht e papranueshme” në “e ndaluar, por me rezerva”. Pohohet se nuk duhen pasur tabù dhe tema fillon të diskutohet në disa konferenca, ose simpoziume ku “ekspertët” e fushës trajtojnë problemin me “kompetencë” dhe bëjnë deklarata me karakter “shkencor”. Kështu, tema fillon e vihet në diskutim duke mos ngjallur reaksionin negativ të fillimit;
  3. Kalohet nga etapa “radikale” (e ndaluar, por me rezerva) në etapën e “pranueshme”. Përsëri “ekspertët”, si sociologët, psikoanalistët, etj., nuk flasin tashme për emargjinalizim social, por për një realitet konkret ku personat (aspirantë!) LGBT kanë vështirësi të mëdha mbijetese të denjë në shoqëri dhe tentohet me ngulm që atyre t’ju jepen mundësi të barabarta bashkëjetese me pjesën dërmuese të shoqërisë. MEDIA, me propagandën e saj masive, fillon të dëshmojë se “jo natyrshmëria” e teorisë LGBT nuk është vërtetuar në realitet;
  4. Tema kalon nga “e pranueshme” në “të arsyeshme/racionale”. Afirmohet me ngulm se LGBT-ja është një dukuri natyrale, se nuk duhet të fshihen informacionet dhe se kushdo është i lirë të jetë ashtu siç dëshiron dhe kur dëshiron;
  5. Tema kalon nga “e nevojshme” në “popullore” (shoqërisht e pranueshme). Diskutimi, nuk lidhet vetëm me shembujt e personazheve historike, por vendos theksin mbi kohët e vështira kur homoseksualët ishin të getizuar, keqtrajtuar apo margjinalizuar. Tema e LGBT-ve, fillon të trajtohet gjerësisht në debatet televizive, në filma, konferenca, libra, revista, manifestime, këngë apo videoklipe. Merren si shembuj personazhe të njohur, të cilët nga të margjinalizuar kanë arritur të bëhen të famshëm;
  6. Tema spostohet nga “shoqërisht e pranueshme” në “popullore”. Subjektet përfaqësues të LGBT-ve, tashmë të bërë publikë, stimulohen dhe subvencionohen akoma më shumë për të marrë miratimin politik. Në këtë etapë, kërkohet njohja legjislative me justifikimin se “edhe pse ky problem mund t’i duket ndokujt amoral, ai është i nevojshëm, pasi shoqëria duhet të aktivizohet që secili të gjejë vendin që atij i duket më i pëlqyeshëm”;
  7. Tema nga “popullore” bëhet “legale”, falë krijimit të një baze normative. Dalin në skenë lobitë përkatëse dhe publikohen studime, të cilët përkrahin dhe justifikojnë legalizimin. Del në skenë një dogmë e re, e cila trumbeton se “Për një shoqëri më të barabartë, është e nevojshme që personat LGBT të kenë të njëjtat të drejta për familjen, ose për rikrijimin ashtu si heteroseksualët”. Tashmë, ligji është aprovuar dhe tema LGBT bëhet vendi i përbashkët në çerdhe, në kopshte e në shkolla, nga ku brezi i ri nuk arrin të kuptojë se si më parë paska qenë e mundur të mendohej ndryshe për LGBT-të.

Në mënyrë të ngjashme, shumë ide që kanë qenë të papranueshme për shoqërinë shumë vite më parë, janë bërë (ose mund të bëhen më pas!) të pranueshme me ligj, si: aborti, emigracioni masiv, drogat e “lehta”, eutanazia, pedofilia, incesti, etj.

“Dritarja e Overtonit”, mund të ketë objekt trajtimi edhe argumente të tjera, si ndalimin e manifestimeve, shfuqizimin e sindikatave, shfuqizimin e asistencës sociale, njohjen e kanibalizmit, etj.

Po ashtu “Dritarja e Overtonit” po zbatohet me shumë “sukses” edhe në Kosovë nga KONKLAVJA POLITIKE: në fillim me demarkacionin me Malin e Zi dhe tani me tezën e Hedhur nga Hashim Thaçi në lidhje me (mos)ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës(….)!!!

Manipulimi dhe bindja publike, bëhen me progresion ”gjeometrik” nga TV-të, radiot, gazetat, interneti, revistat, gazetat, institucionet e ndryshme dhe politika. Ky manipulim, bëhet pa dhunë fizike, por në mënyrë të hollë dinake ndaj mendjes dhe vetëdijes së shoqërisë civile.

Parimi i Overtonit, është në linjë perfekte me “parimin e bretkosës së përvëluar në tenxhere”(…..)!

Duhet pohuar për fat të keq se ndryshimet sociale janë pasojat natyrale dhe të paevitueshme të zhvillimit, i cili nuk mund të ndalet dot. Por, nga ana tjetër studimi i teknikave, që fshihen pas manipulimit të masave, nuk janë fantazira, por një realitet i dukshëm. Dhe i dhimbshëm.

Kush ju kundërvihet këtyre ndryshimeve, përshkruhet nga MEDIA si “homofob”, apo “pedofob” i rrezikshëm.

Të gjithë këta ndryshime, sjellin edhe rishkrimin e termave të reja (duke fshirë nga përdorimi termat aktualë korrespondues!), të cilat të kujtojnë librin profetik “1984” të George Orwellit(….)!

Është shumë domethënëse një frazë e këtij libri të famshëm: “Nuk është problem që të rrish gjallë, se sa të rrish njerëzor dhe i rëndësishëm… Mund të bëjnë çdo gjë… Por, nuk mund të na detyrojnë që të besojmë… Nuk mund të arrijnë në zemrën tënde”.

Marrë nga https://www.fjala.info/dritarja-e-overtonit/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top