Këshilla & Arsye

March 10, 2017 | 9:15

Nga bakteret e zorrëve e deri tek kanceri, ja arsyet që ju fryjnë barkun dhe ju shtojnë gazrat

Fryrja e barkut është një dukuri që ju ndodh shumë njerëzve. Nëse ju ndodh në mënyrë të vazhdueshme atëherë duhet të gjendet shkaktari. Ja shkaqet kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut:

1

Intoleranca ndaj qumështit: njerëzit intolerantë ndaj laktozës shpesh përjetojnë fryrje të barkut, dhimbje, të vjella dhe probleme të tjera me tretjen.

Intoleranca ndaj grurit: gluteni apo përzierja e proteinave që gjenden në grurë, thekër apo elb mund të shkaktojë reagime në zorrë. 1 në 100 njerëz vuajnë nga sëmundjet celiac, në të cilën gluteni dëmton rreshtimin e zorrëve.

Bakteret e zorrëve: janë një ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në problemet me tretjen dhe inflamacion të traktit digjestiv.

Përdorimi i medikamenteve të caktuara: disa lloje ilaçesh të tilla si aspirina apo antacids mund të shkaktojnë irritime të stomakut, fryrje të barkut apo gazra të shumta.

Nuk ka mjaftueshëm acid në stomak: nivelet e ulëta të acidit në stomak krijojnë gjendje të quajtura aklorhidria apo hipokolrhidria. Këto gjendje tregojnë se stomaku nuk mund të tresë ushqimin në mënyrë të duhur duke shkaktuar kështu çekuilibër të baktereve në zorrë. Këto gjendje çojnë në fryrje të stomakut pas ngrënies.

Mensturacionet: shumë gra vuajnë nga fryrja e barkut gjatë ciklit mujor. Kur niveli i estrogjenit rritet, mitra trashet dhe shkakton ndesi fryrje.

Mund të jetë diçka më serioze: nëse fryrja e barkut ju vazhdon për më shumë se 3 javë është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek. Fryrja e stomakut sëbashku me dhimbjet pelvike dhe lodhjen ekstreme mund të jenë sinjalizues për disa lloje kanceresh./Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top