Këshilla & Arsye

April 27, 2018 | 10:54

Nga Besarta Taçi / Përkëdheljet ushqejnë trurin e fëmijëve dhe ndryshojnë ADN-në

Përkëdheljet, ngrohtësia dhe ledhatimet që i falim një foshnje, mbajtja në krah, përkujdesja në larje, bashkë me kontaktin e lëkurës së nënës, ndryshojnë molekulat. Mungesa e këtyre sjelljeve afektive ka efekte fizio-bio-psikologjike që mund të vërehen që në moshën 4- vjeçare.

Besarta Taçi, psikoseksologe, Drejtoreshe "Qendra Klinike-Psikoseksuologjisë- EMDR

Besarta Taçi, psikoseksologe, Drejtoreshe “Qendra Klinike-Psikoseksuologjisë- EMDR

E vërteton dhe University of British Columbia me studimin: “Epigenetic correlates of neonatal contact in humans”, ku për 4 vite me radhë ka analizuar ADN-në e fëmijëve të 94 familjeve. Rezultatet e analizave tregonin një ndryshim biokimik të fenotipit (e dukshme në zhvillimin sjellor), shprehja e gjeneve ndryshonte duke ndryshuar sjelljen e një fëmije.

Fëmijët të cilët nuk kanë marrë përkëdhelje në 4 vitet e para të lindjes, tregonin ndryshime në sistemin imunitar dhe metabolizmin duke shprehur probleme edhe në zhvillimin Psiko-fizik (ngadalësim i rritjes).

Daniel Sigel në fillim të viteve 2000 kishte vërtetuar tek studimet e tij neurobiologjike, që afektiviteti prindëror prodhonte tek fëmijët një aktivitet neuronal dhe rritje fizike më të shëndetshme, duke mbrojtur tezën që “Truri Njerëzor Zhvillohet me Dashuri”, mungesa e dashurisë prodhon anomali dhe ngadalësi në rritje. Mjafton të rikujtojmë rastin e fëmijëve të braktisur foshnje dhe zhvillimin e tyre pothuajse në normë, vetëm nëse ato adoptohen nga një familje e cila di të jap përkujdesje dhe përkëdhelje në një moshe fare të hershme(brenda vitit të parë të lindjes).

Momenti i gjirit, larjes, ndërrimit, ushqimit, gjumit, janë momente ekstremisht delikate në muajt e para të lindjes.

Nëna dhe babai dhe çdo person që kujdeset për fëmijën, duhet të fokusohen tek sjellja e tyre duke ju larguar Tv, pc apo smartphone dhe t’i përkushtohen duke dhuruar ledhatime.

Truri i qenies njerëzore ka nevojë të perceptoj që Kush përkujdeset për të e bën fillimisht me afermitetin fizik, me kontaktin e lëkurës, atë okular por edhe me komunikimin nëpërmjet ledhatimeve dhe fjalëve të ngrohta.

Eksperienca fëmijërore e ledhatimeve përveç se ka efekte tek zhvillimi, krijon edhe një keqfunksionalitet të kapacitetit për të ndjere kënaqësi afektive në moshë të rritur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top