Marrëdhënie

January 22, 2017 | 14:59

Nga Besarta Taçi / Simptomat seksuale, simboli i vështirësive në lidhje

Kur çifti ankohet nga simptoma të funksionalitetit seksual (dëshira, eksitim, orgazëm) që shfaqen si mungesë dëshire, çrregullime erektive, vështirësi të orgazmës, varësi seksuale ose vaginizëm, një pjesë e rëndësishme e diagnozës i përket verifikimit që çifti i jep problematikës në mënyrë simbolike dhe jo të shprehur verbalisht. Një nga pyetjet e para që u drejtohet partnerëve, i përket mënyrës dhe momentit të shprehjes përkasin sferës së kontrollit, besimit dhe ndjenjës së sigurisë.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

ciftttttKrijimi i një raporti intim, lejon ndjesinë e sigurimit në lidhje dhe mundëson komunikimin verbal. Kur ndihet intimisht e sigurt, femra braktis kontrollin e trupit të saj gjatë aktit seksual dhe shijon ndjesitë pozitive që i dhuron marrëdhënia. Në rast të kundërt, ajo nuk toleron afërsinë psikofizike me partnerin, e cila i shkakton konflikte të brendshme që ka në fillimet e tyre edhe para lidhjes në moshën madhore. Simbolet që fshihen mbrapa këtyre simptomave janë shumë të rëndësishme për të analizuar kuptimin që shprehin pikërisht në atë çift që ka kërkuar ndihmën tonë. Analiza e kuptimit të shenjave, duke shkuar së shenjave. Në këtë mënyrë çrregullimet ndahen në forma primare (që nga raporti i parë seksual i jetës së personit), të varura nga partneri/ja (vetëm atë person që ka marrëdhënie) apo simptoma që lindin gjatë lidhjes. Problemet seksuale që shprehen në çift janë shumë delikate. Pasi rezultatet e analizave (andrologjike dhe gjinekologjike) kanë përjashtuar çdo problem biologjik, psikoseksologu mund të ndërhyjë duke diagnostikuar tipologjinë e lodhjes nëpërmjet partnerëve. Nëse ne nuk komunikojmë emocionet tona, trupi ynë shpreh agresivitetin, inatin, urrejtjen, pakënaqësitë dhe ndjesitë e mosshprehura. Kur mungon komunikimi verbal, mënyra sesi në thellësi të problematikës, i jep drejtim terapisë seksuale. Në këto raste bërthama e procedurës është fillimisht ndryshimi i mënyrës së lidhjes, më pas zgjidhja e simptomave seksuale.

Psikoseksologu duhet të analizojë mënyrat e ngjitjes- lidhjes nënë-fëmijë¨që çdo partner ka pasur në fëmijërinë e tij, për të kuptuar funksionalitetin e çiftit sot. Për këtë lloj diagnoze nevojitet një instrument klinik specifik i quajtur Adult Attachment Interview, i cili ndihmon në kuptimin e problemeve të shprehjes së ndjenjave, komunikimit dhe besimit në çift. Zakonisht unë personalisht sugjeroj që secili nga partnerët të vizatojë trekëndëshin e Sternberg. Secili duhet të mendojë përvojën e tij në lidhje dhe trupi i partnerit e përkthen sjelljen e tjetrit, karakterizon përgjigjen e sjelljes së tij dhe ndjesinë e problemit.

Shumë çifte përdorin seksualitetin si mënyrë paqeje pas një debati të fortë e plot agresivitet; shumë të tjerë shprehin ndjenjën vetëm gjatë akteve seksuale; një pjesë tjetër e përdor si mënyrë komunikimi, shkëmbimi apo kërcënimi. Aspekti i intimitetit, pra afërsia, ndjesia e lidhjes emotive, është një pjesë tjetër ku psikoseksologu fokusohet. Intimiteti ka një rol themelor sidomos te femra. Kur ai mungon, shpeshherë tek ajo shfaqen probleme të fazës së orgazmës, kurse për sa i përket mashkullit shprehen te funksioni erektiv. Këto simptoma seksuale i duhet të vizatojë këndet e trekëndëshit duke matur tre aspekte themelore: seksualitetin (sa shumë pasion ka në lidhjen time), intimitetin (sa shumë e ndiej unë veten të afërt me personin që dua) dhe projektin (kush janë projektet që kemi për të ardhmen). Çdokush nga ne mund ta vizatojë këtë trekëndësh e të kuptojë kush nga tre këndet është më i shkurtri. Në këtë mënyrë mund të kuptojë pjesën më të dobët të lidhjes.

Çifti perfekt është një utopi që vjen nga epoka moderne, por sa më shumë trekëndëshi të jetë në ekuilibër, aq më shumë janë aspektet që na mbajnë bashkë në lidhje. Në rast të kundërt duhet të kërkojmë ndihmë nëse duam ta mbajmë gjallë marrëdhënien në çift.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top