Të largohesh nga vendi yt është një sfidë e dyfishtë, pasi përballja me realitetin e hidhur të vendit tënd është e madhe, si dhe njohja e vendit të huaj.
Rinia shqiptare vitet e fundit ka shfaqur interes të madh për largimin nga Shqipëria. Çdo ditë, shohim fëmijët, adoleshentët, studentët, të cilët përmendin fjalën “pamundësi”.
Është për të ardhur keq, të dëgjosh fëmijët, se sa të pambrojtur, të pasigurt dhe inferiorë ndihen nga shoqëria shqiptare. Ku, në vende të ndryshme europiane punohet shumë për fëmijët, pasi duan të rrisin një trup dhe një personalitet të shëndoshë brenda tyre. Ndërsa, në vendin tonë interesi për fëmijët dhe të drejtat e tyre është minimal.
Teksa shohim adoleshentët e sotëm, të cilët janë në formimin e identitetit të tyre, duke zgjedhur një profesion për të ardhmen dhe që janë gjithmonë në dilemë nëse duhet te vazhdojnë studimet në vendin e tyre, apo jashtë shteti.
Pjesa më e madhe vazhdon studimet në Shqipëri, ku vështirësitë janë të mëdha. Një pjesë e mirë e studentëve vijnë nga rrethet e ndryshme të vendit. Prindërit janë ata, të cilët luftojnë së bashku me fëmijët e tyre për vazhdimin e Fakultetit.
Janë të shumtë të rinjtë që punojmë çdo ditë, për të përballur jetesën dhe studimet e tyre. I gjithë ky mund, pa ditur nëse do të kenë një vend pune të sigurt.
Të zhgënjyer, nga mundësitë e pakta, ata zgjedhin të largohen jashtë vendit. Çdo ditë, duke u përballur me presionin e jetesës së vështirë, me shpresën e ndryshimit dhe realizimit të synimeve të tyre.
Por, cilat janë disa nga arsyet sipas mendimit tim, që të rinjtë shqiptarë largohen?
1-Ekonomia e dobët
Shumë të rinj zgjedhin të largohen pasi, mundësitë ekonomike janë shumë të pakta, as për të plotësuar nevojat bazë.
2-Papunësia
Punësimi në Shqipëri vitet e fundit sa vjen dhe bëhet më i vështirë, edhe pse zotëron një diplomë në një fushë të caktuar.
3-Arsimi
Arsimimi në vend po kthehet në një biznes me taksa sa më të larta për studentët dhe mos ofrimi i një internshipi për të gjithë ata studentët të interesuar.
4-Situatat e trazuara politike
Protestat e ndryshme në vend, të cilat vitet e fundit, më shumë kanë krijuar kaos, se sa protestë për të drejtat e individit.
5-Siguria në vend
Siguria në vend është e vogël pasi, në çdo moment ti mund të përfshihesh në situata si, vrasje që bëhen në rrugë, apo vende të populluara, vjedhje në vende që shfaqin siguri më të madhe.
6-Presionet politike
Të rinjtë e sotëm nuk votojnë për programin politik më të mirë, por, për të siguruar një vend pune.
7-Shëndetësia e dobët
Mungesa e mjekëve të kualifikuar, të cilët ofrojnë shërbimin e tyre në saj të shumave të detyruara parash dhe në fund vendosin diagnoza të paqena për pacientët e tyre.
Këto arsye dhe shumë të tjera me detyruan mua, por jo vetëm, emua dhe shumë të rinj të tjerë të braktisim vendin tonë.
Jo nga dëshira, por nga humbja e identitetit që na bëjnë në vendin tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.