Këshilla & Arsye

September 24, 2018 | 8:10

Nga Blerina Memaj: Strategjitë për t’u dobësuar, nga t’ia filloni!

 

Nga Blerina Memaj, psikologe

Dieta “i bind” shumë njerëz se është mënyra më e mirë për të krijuar një përshtypje të mirë me pamjen e tyre të jashtme. Por jo të gjithë munden. Një pjesë e mirë prej tyre e kanë të vështirë, kështu mund ta ndërpresin atë e situata të rikthehet më keq se më parë, për sa i përket intensitetit të të ngrënit! E kanë të vështirë në këtë stad të alternojnë fazat e ushqimit dhe rikthimit në dietë.

Në këto raste është e vështirë të humbasësh peshën dhe nëse ndodh kjo, ekziston rreziku i marrjes së  peshës së humbur, ose edhe më shumë që në pengesën e parë (për shembull në momentin e stresit ose humbjes së motivimit).

Për çfarë arsye? Sepse marrëdhënia jonë me ushqimin shoqërohet edhe me aspektet psikologjike (njohëse, emocionale dhe sociale), prandaj është mirë të përdorim strategji që gjithashtu marrin parasysh aspektet psikologjike. Këtu janë disa nga këto strategji, të thjeshta dhe praktike, që do t’ju vijnë në ndihmë e janë efikase të aplikohen në jetën e përditshme, në kushte natyrale!

Strategjitë psikologjike për të humbur peshë

1.Përdorni pjata të vogla (p.sh. të tilla si ato në datëlindje), sepse një pjesë e ushqimit në një pjatë të vogël duket më e madhe se e njëjta sasi në një pjatë të madhe. Prandaj është e mundur që të hani më pak ushqim me përshtypjen se po hani më shumë!

2.Përdorni pjata me ngjyrë të kuqe, pasi studimet tregojnë se kjo ngjyrë instinktivisht shoqërohet me gjendje psikologjike larg urisë (për shembull frikë ose eksitim). Ushqimi me enët e kuqe në mënyrë të pandërgjegjshme çon në një “humbje” të interesit për ushqim dhe prandaj ju lejon të hani një sasi më të vogël, duke e shijuar madje më shumë!

3.Fshehja e ushqimeve me shumë kalori, vendosja e tyre në qoshe më pak të dukshme dhe të arritshme. Kështu do të jetë më e vështirë për t’i parë dhe ngrënë ato! Edhe më mirë akoma, kur të shkoni për të blerë dhe do bëni pazar me stomak bosh, blini vetëm ushqime të shëndetshme! Kjo do t’ju ndihmojë, sepse ka gjasa të kthehet në një sjellje të vazhdueshme pozitive!

4.Parashikoni se ku dhe çfarë doni të hani. Bufetë (shpesh të pranishme në bare dhe gjatë ceremonive) përfaqësojnë një tundim që është vështirë të rezistosh! Zgjidhja konsiston vetëm në vëzhgimin e ushqimeve, pa marrë asgjë. Në këtë pikë është e mundur të krijohet mendërisht një “vakt i rregullt”, që përbëhet, për shembull, nga një pjesë e vogël e pjatës së parë dhe të dytë.

Merrni ushqim me ide të qarta, kështu nuk do ta lejoni vetë tundimin e mbingopjen!

5.Hani ngadalë, duke përtypur mirë dhe duke u fokusuar në ushqimin që po hani dhe duke vlerësuar shijen e tij. Gjithashtu kushtojini vëmendje edhe servirjes (p.sh. duke komentuar mbi prezantimin e ushqimit), cilësisë (p.sh. krokant apo i butë) dhe erës (p.sh. intensive apo delikate) të ushqimit. Për shkak të ngutjes, të hahet në këtë mënyrë nuk është e lehtë, por ju mund të mësoni duke ndjekur me kujdes një kurs të ngrënies (MINDFUL eating).

6.Mundohuni të hani ushqim me njerëz të dobët e të kujdesshëm (jo tepër). Ushqimi në shoqërinë e njerëzve të ndërgjegjshëm për shëndetin do të japë edhe pa vetëdije një shembull të mirë!

7.Përveç këtyre, për të ndjekur strategjitë psikologjike për përmirësimin e marrëdhënieve me ushqimin, është shpesh e nevojshme për t’u përballur në mënyrë efikase e të shëndetshme me shumë aspekte psikologjike, p.sh. zemërimin, mërzinë, ndjenjën e “boshllëkut” ose vetëbesimit të ulët, që  të çojnë në mosndjekjen e dietës dhe strategjive, e kjo çon në mbipeshë!

Si t’ia bëni? Edhe thjesht duke shkuar tek një psikolog që është ekspert në marrëdhëniet midis ushqimit dhe psikikës, jo vetëm dietologu mund t’ju ndihmojë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top