Në fokus

January 8, 2019 | 10:25

Nga Blerta Haxhiaj: Erotika në Sofizëm… më shumë për aftësitë intuitive dhe emocionale

Sofizmi shpeshherë është definuar si islamizmi mistik, një tjetër dimension i islamit. Ai karakterizohet nga vlera, rite, praktika, doktrina dhe institucione që manifeston një kristalizim të praktikave mistike në islam. Nga etimologjia e konceptit Suf-i janë dy origjina që mbizotërojnë – ṣafā si pastërti dhe ṣūf – lesh (Arabisht); “Sofist është ai që vesh rroba leshi si simbol i pastërtisë së tij”. Si një aspekt asketik dhe mistik i islamit, Sofizmi, konsiderohet në pjesët ligjëruese të islamit që pajtohet me purifikimin e vetes së brendshme, duke përjetuar eksperiencë direkte me Zotin si pasojë e përdorimit të aftësive zgjedhore intuitive dhe emocionale.

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,  zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,
zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Seksualiteti dhe shpirtërorja, janë një formë e rëndësishme në literaturën Sofiste dhe në të menduar që janë prevalence e shumë subjekteve për t’u diskutuar, të dyja duke luajtur rol në formulimin e mendimit të procesit të mendimit dhe jo vetëm mistike por edhe Frojdiane. Aty kërkohet përgjigje për çështje si vullneti i lirë, lumturia e vërtetë: -Ibn Arab

Dashuria është besimi që mbaj: sa herë që kthehet;

Devetë e tij, dashuria është akoma besimi dhe fati im;

Historikisht Sofizmi bëhet pjesë e rëndësishme e Islamit nga periudha e hershme e Mesjetës, atëherë kur civilizimi Islamik filloi të determinohet nga modernizmi. Transmisioni i dritës hyjnore nga zemra e mësuesit të zemra e nxënësit lejon progresimin, por të dy duhet t’i nënshtrohen ligjin Hyjnor. Ky misticizëm ka ngjallur interes në botën perëndimore sidomos nga studiuesit. Rumi mori shumë njohje në USA aty ku Sofizmi perceptohet si formë i Islamit paqësor dhe apolitik. Michel Foucault ka shkruar se, shoqëritë  përdorin si qëllim, amplifikimin e së vërtetës.

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Ars Erotica e cila nga domosdoshmëria shërbehet në mënyrë sekrete në seksualitet, ishte sepse domosdoshmëria mbahet në rezerva madhore, duke u pajtuar me traditat, që mund ta humbasë efektin e vet, dhe virtyti mund të shpërbëhet. Hermeneutika në erotizmin e Rumit, i cili shprehet në poezitë e tij, tregon një traditë sekrete, të cilën e gjejmë në erotizmin dhe metaforën për ta shprehur atë më koncepte ezoterike.

Ashtu si arti erotik mbartja mistike tregon nivelin e ezoterizmit. Imperativi për të shprehur se sekreti duhet treguar, është sepse sekreti nuk është i fshehtë. Një sekret komplet i fshehtë nuk është i mundur, sepse atëherë ai nuk do të ekzistonte, tregimi do ta bënte atë më kuptimplotë ashtu si në erotizëm ku gjatë performimit të aktit barazohet më përfundimin e aktit.  

Te pasazhet e Rumit, dija mistike është komunikimi më erotikën. Dinamika erotike eksploron dhe simbolizon praktikat e ndryshme. Linjat erotike të strukturuara përgjatë lidhjes së simboleve të praktikave janë të lidhura dhe përgjithësuara nga subjektiviteti dhe pashmangshmërisht kuptimplote në kontekstin kulturor. Në pasazhet e Masnavi-t të Rumi hasim kuptimin erotik, simbolika kurajon hyjnoren, ku shkrimet dhe tekstet mistike janë të shprehura, terme të mishëruara dhe gjinore që janë të projektuara nën trupa seksuale dhe erotike.

Jalal ad-Din Muhammad Rumi, poet persian dhe mjeshtër Sofist

Jalal ad-Din Muhammad Rumi, poet persian dhe mjeshtër Sofist

Rumi sjell në fokus feminitetin si një kategori hermeneutike, aty ku funksioni biologjik i femrës, si lindja, është i lidhur më shpjegimin e hyjnisë mashkullore që inspiron kreativitetin. Termi jaib, i përkthyer si ‘gji’ gjithashtu nënkupton ‘vrimë’ që derivon në ‘mitër’ Rumi përdor edhe funksionin biologjik të femrës –menstruacionet – për të ilustruar një tjetër aspekt të lidhjes më hyjnoren.

Në të vërtetë dëshira mishtore janë menstruacionet e njerëzve. Këtu përshkruhet dëshira karnale në termat biologjike, në ligjet e islamit, menstruacionet janë konsideruar si gjendje papastërtie ku disa ligje dhe rite janë të ndaluara, (lutja, dhe prezenca në vendet e shenjta). Rumi aludon se është lidhja ku femra është receptive ndërsa mashkulli është aktiv në mes tyre si simbol i kompletimit të aktit në kontekstin erotik.

Përfaqësimi i femrës si diçka e çrregullt, cenuese, dhe si krijesa thjesht fizike apo objekte dëshirash, tregojnë pikëpamjen e trupit seksual femëror dhe seksualitetin që gjeneron në kaos dhe në shumëfishimin e tij.

Kundrejt trupit mashkullor dhe seksualitetit, aty tregohet që organi seksual mashkullor lokalizohet dhe paraqitet si një forcë e rendit dhe e ligjit. Në kontekstin e feminizmit bashkëkohor, diskursi gjinor dhe seksual paraqet të njëjtin pluralitet dhe shumëfishimi i gjenitaleve femërore, dëshirave dhe seksualitetin që argumentohet me pushtet. Në kontekstin androcentrik kulturor, multipliciteti i seksit femëror dhe seksualiteti shihet si detyrim i lidhur me një tjetër kulturë dhe pluralitet simbolik, i cili jep kënaqësinë e mishit, ku seksualiteti siguron metaforën në literaturën mistike që subordinohet në supremacinë fallike. Organi gjenital mashkullor luan rol të rëndësishëm në funksionimin e tregimeve në Masnavi që ky organi ishte një organ i privilegjuar që simbolizon shumë veprime.  

1

Lidhja mes misticizmit dhe seksualitetit në Kristianizëm është shumë kompleks, sepse aty gjithmonë seksualiteti në historinë e Kristianizmit, sjellja seksuale sillet rreth seksit. Në religjionet monoteiste të Judaizmit dhe Islamit praktikat seksuale si imazhet seksuale, mund dhe shpesh zhvillohen në role integrale në itinerarin mistik të Zotit. Duke u dakorduar me (ash- Sheikh al- akbar) Ibn Arabi aktiviteti seksual është një e vërtetë mistike apo gnostike, e cila është rruga favorite që të arrihet bashkimi me Zotin që është edhe aktiv edhe receptiv.

Triumfi i idealit të virgjinitetit prezanton një numër të madh tensionesh në historinë e misticizmit të krishterë që trondit shumë nga zhvillimet e tij. Rumi ishte një poet i madh, një poet mistik, që gjeti dhe mësoi bashkimin mistik me atë të njeriut të përkryer. Rumi flet në poemat e tij Diwan of Shams of Tabriz për ndërgjegjen e brendshme që mbahet e vërteta e përjetshme dhe jo te religjionet e organizuara dhe ritualet, sofistet shikojnë në brendësinë e tyre, analizojnë të ndërgjegjshmen dhe të pandërgjegjshmen, sikurse Frojdi në Psikoanalizë.

Dinjiteti njerëzor është bërthama e psikoanalizës dhe e traditave shpirtërore e Sofistëve. Të dy metodat e veçanta lidhen me individualitetin. Kjo paraqet një lloj transcendence, si një trancedence kuotidiane që na hap ndaj botës, qenieve. Vuajtja merret si marrëdhënia më të tjerët që Frojdi e konstaton si gjendja e izolimit vullnetar, ku sipas tij, vuajtja nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi.

Sigmund Frojd, psikoanalist

Sigmund Frojd, psikoanalist

Frojdi nuk e refuzon misticizmin aty ku shpreh se, besimin që shpirti është i tej jetësuar më teorinë e tij të Id dhe Ego. Frojdi nuk ishte i vetmi që fliste për erotizmin në Literaturën Arabe Sofiste, Rumi njihet për erotizmin në poezitë e tij, Tourage, përdorë filozofinë e Lacanit që t’i afrohet fallocentrizmit ekzoterik të Rumit dhe zbulon se fallusi ka kuptim arkaik që përdor  imazhe që janë seksuale.

Destinacioni i tyre është me veten e tyre, ku mund t’i gjejnë të gjitha përgjigjet. Mijëra vite më përpara se Frojdi, bota pa kohën e artë Arabe, Ibn Arabi beson në atë pjesën e ndërgjegjes, e cila është akoma aktive që lidh Sofistët më realitetin suprem apo më të vërtetën, e cila shtrihet nën fasadën e mendimeve të ndërgjegjshme dhe në botën e jashtme.

Ëndrrat janë forma familjare të botës së jashtme, por që përmbajnë kuptim të thellë. Frojdi referon së qëllimi i ëndrrës është si qenie e aksit të përmbushjes së dëshirës dhe si ene mbajtëse e së vërtetës prapa metaforave. Ibn Arabi në mënyrë të ngjashme shpreh që ëndrrat përmbushin dëshirën e Sofistëve për të arritur të e vërteta e përjetshme. Metoda apo rruga Sofiste është mënyra për të arritur tek e vërteta, jo nga burime të jashtme, por nga gjëndra të brendshme të zemrës, mendjes, shpirtit. Vetmia apo vetmia individuale, lejon që individi të gjejë vetën e tij të vërtetë përmes vetë-zbulimit. Kjo është pak e ngjashme me seancat psikoanalitike në raportin psikolog – pacient, aftësia për të qëndruar vetëm në praninë e tjetrit është e njohur, e bazuar mbi ndjenja, i gjallë ashtu siç do të eksperimentonte në një botë më emocione kuptimplota. Kjo lloj vetmie nuk është ajo vetmi degraduese, ajo është një lloj i tillë që të jesh në paqe me veten. Krijimi i një ekzistence të bukur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top