Pika referimi

June 19, 2018 | 8:30

Nga Blerta Haxhiaj: Krim pasioni? Ata që kryejnë vrasje me paramendim duhet të marrin dënimin më të rëndë të mundshëm

 

Krimi i dhunshëm është relativisht i drejtpërdrejtë.

Të dashurosh nuk është mëkat! Mëkati është të mos zotërosh mënyrën për të dashuruar. Dashuria është universale, ajo thjesht zgjedh formën me të cilën shfaqet. Të zotërosh informacionin mbi krimin gjithmonë ka qenë një mjet popullor për të qenë në qendër të vëmendjes.

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,  zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Blerta Haxhiaj, studiuese në filozofi,
zv/kryetare e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës

Politikat dhe studimi mbi krimin janë mbi pasionet irracionale dhe interesat racionale. Efektet forcuese të krimit i përkasin kohës. Individët kryejnë krime, planifikojnë, janë pjesë e rrjeteve kriminale, burgosen aty ku lidhjet me të burgosurit tjerë forcohen edhe më shumë, sepse ata mbajnë stigmën e ish të dënuarve, gjë që kufizon mundësitë e tyre legjitime.

Si një rreth vicioz i sjelljes kriminale, simbolika e politikave mbi parandalimin e krimit, kërkojnë ndëshkime dhe dënime të ashpra, të cilat çojnë në rritjen e shpenzimeve, të cilat pasurojnë ekzekutimin dhe burokracitë penale. Pra, politika e krimit, jo vetëm krimi, është shndërruar në një studim në bashkëveprim mes pasionit dhe interesit vetjak. Triumfi i simbolikës mbi disa lloje të racionalizmit shprehet mes triumfit të ekspresivitetit mbi besimin e asaj të kontrollit dhe rehabilitimit të krimit racional.

Dilemat e shumta të politikave mbi krimin mund të paraqiten si të pambrojtura në nivelin shoqëror dhe individual. Tek dikush që i jep fund jetës së tij si pasojë e ekuacionit ekonomik.

Argument kundër krimit të pasionit është vetë morali si prepozicion që vrasësi e meriton të vdesë, mirëpo nga ana morale kjo na bie ndesh, sepse krimi dhe vrasja janë të ndaluara. Leximi virtual dhe komunikimi virtual kanë zhvilluar një tejpopullim të veprimit komunikativ, siç është krimi, i cili në mënyrë primare shfaqet i drejtë dhe ka karakter social e ekonomik, Në instancat e vonshme jep totalisht të kundërtën e saj.

foto

Vrasësi, ai që vret, plaçkit, përdhunon dhe vjedh, ka një karakter të keq, prandaj se si të ndërtohet një karakter i tillë, tenton të identifikojë mbështetjen strukturore të personalitetit të njeriut ashtu siç është puna dhe oportuniteti.

Dikush tjetër fokusohet mbi familjen dhe religjionin, dikush mbi tradhtinë dhe paranë. Frika më e madhe në publik është shfaqja haptazi e këtyre të kombinuara së bashku, sepse aty shfaqen probleme që duhet zgjidhur. Fokusimi i patologjive individuale sociale lirohet nga frika sistematike, pabarazia ekonomike dhe gjinore. Preventivat japin një rrezik të madh dhe serioz ndaj krimeve të tilla, të cilat ndodhin si krime pasioni apo krime ekonomiko-pasioni. Krimi dhe kriminelët ndëshkohen dhe dënohen në atë mënyrë që gjenerata tjetër e kriminelëve të kenë në mendje së çfarë mund ndodhë në të ardhmen po atyre.

Aplikimet në sociologji, filozofi dhe shkenca sociale janë të mbjella në ligj dhe psikologji. Ai që jep mësim shkenca politike dhe kriminologji eksploron politikat e simbolikave të mirënjohura politike dhe se si ato janë të aplikuara në krim.

Turma dhe politikat komplekse të krimeve mund të kuptohen vetëm në kontekstin e vlerave kulturore dhe kondicioneve sociale të jetës në Shqipëri. Morali ndëshkues, përgjigjet individuale të pyetjeve sociale, pabarazia gjinore dhe dallimi në shtresa, ndoshta nuk po arrijmë të tolerojmë.

Vepra penale kryhet me pakujdesi kur personi, megjithëse nuk i dëshiron pasojat, e parashikon mundësinë e ardhjes së tyre dhe me mendjelehtësi shpreson t’i shmangë ato, ose nuk i parashikon, megjithëse sipas rrethanave duhej dhe kishte mundësi t’i parashikonte”, – Neni 16 Kodi Penal RSH. Menaxhimi i rrezikut mund të mos jetë i njëjtë në menaxhim, por për sa i përket dhunës nuk ka ndjenja të ndryshme ndaj saj. Si domosdoshmëri për nga fuqia, politikëbërësit janë fillestarë në dallimin e kujdesshëm të kriminelëve, plaçkitësve dhe përdhunuesve. Të merresh me ta është shumë kontraversale dhe një mister në vete. Në fund, ligji penal është një sistem dënimi i bazuar në ndjenjat e përbashkëta morale.

Shumica prej nesh do të pajtoheshin në mënyrë intuitive, se ata që kryejnë vrasje me paramendim duhet të marrin dënimin më të rëndë të mundshëm, edhe pse mund të mos pajtohemi nëse ky dënim duhet të jetë me vdekje. Por dënimi përshtatet me krimin e kryer ndërsa ndëshkimin shpirtëror që ata do ta marrin, do jetë tërë jetën.

Ekonomia dytësore e fton dhunën që të jetë sa më aktive. Politikanët që jetojnë në epokën e tyre do të bëjnë çdo gjë që ata mos të shfaqen të butë ndaj krimit. Përtej simbolikës së tyre, opinioni publik është i zgjuar dhe kundrejt faturave e taksave që shqiptarët paguajnë janë pjesë e politikës së përditshme. Ligji forcon lidhjet e shumta, mbron individin, është influencues dhe shumë zemërgjerë në kontributet sociale dhe të sigurisë si tek legjislatorët dhe tek zbatuesit e ligjit.

Vetëgjyqësia është një tipar karakteristik i shoqërisë shqiptare (nëse do që një punë ta bësh mirë, bëjë vetë), por ata nuk e harrojnë se veprat penale ndahen në krime dhe në kundërvajtje penale. “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike – Vrasja me dashje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet” – Neni 82.

Rritja e krimit më shumë ngjason me rritjen industriale, gjë që është mëkat sepse në vend të që rritet mirëqenia e jetesës dhe mbarëvajtja e individit brenda shoqërisë, krimi është bërë si një kafe që del e pi qetë e qetë në një kafeteri. Racionaliteti dhe irracionaliteti nuk pushojnë shumë larg njëra-tjetrës. Ato janë si një përllogaritje që herë del saktë dhe mirë, herë del gabim dhe mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top