Në fokus

April 6, 2019 | 8:14

Nga Brunilda Laboviti / Forensika & gjuha që ndihmon ligjorin për hetime të sofistikuara

Psikologjia Ligjore trajton e përfshin tema, probleme emocionale e të sjelljes, që kanë të bëjnë me ligjin dhe sistemin ligjor. Psikologjia ligjore ofron këshilla për ligjvënësit, gjyqtarët, punonjësit e korrektimit, prokurorët, avokatët dhe policët, ndërsa psikologët ligjorë thirren për shembull si dëshmitar ekspertë, diagnostikues dhe trajtues të shkelësve të ligjit në burg, apo kur ata lirohen me kusht, por edhe si përshkrues dhe vlerësues të Personalitetit në Sistemin e Drejtësisë.

Dr. Brunilda LABOVITI,  Psikologe

Dr. Brunilda Laboviti, Psikologe

Përkufizimi Psikologjisë Forensike: ‘forensic’ është term që në anglisht merr kuptimin e një personi të lidhur me gjykatën ose të përdorur prej saj. Nëse do merrnim një shembull, do kishim një ‘psikiatër forensic’ i cili ekzaminon njerëzit e akuzuar për krim, pra kjo psikologji është e shumëllojshme. Në varësi të vendit të punës së ‘psikologut forensic’ përcaktohen dhe shprehitë që duhet të ketë ai. Sidoqoftë, është mëse e qartë që duhet të ketë një formim shumë të mirë në Psikologjinë Anormale, atë të Testimit Psikometrik dhe Psikologjisë Sociale. Madje, profiluesit e kriminelëve të quajtur ndryshe ‘psikologët hetues ose investigues’ kanë nevojë dhe për trajtime shtesë nga shkenca e personalitetit, kriminologjia dhe ajo forensike.

Sipas përkufizimit të përdorur deri më sot, Psikologjia Forensike është zbatimi i njohurive psikologjike në sistemin e Drejtësisë. Por mënyra për ta shpjeguar më mirë këtë do ishte: shpërbërja perfekte, studimi i sistemit të drejtësisë në pjesët e tij përbërëse dhe më pas shqyrtimi i drejtimeve ku mund të zbatohen njohuritë psikologjike. Psikologjia Forensike apo e Ligjit mund të luajë një numër rolesh kyçe në procesin e hetimit kriminalistik. Kështu përmendim së pari, gjatë ndjekjes së krimit një Psikologu Forensic mund t’i kërkohet të veprojë si profilizues kriminolog. Ai përfshin punën e psikologut duke u nisur nga njohja që ka për sjelljen, motivimin dhe patologjitë. Ai mund të krijojë profilin psikologjik të kriminelit.

Ajo që mbetet e rëndësishme për punonjësin social është respektimi i dinjitetit njerëzor. Krijimi i një marrëdhënieje profesionale me klientin, mbështetur në mirëkuptim, respekt dhe besim reciprok. Ky është hapi kryesor drejtë një procesi ndihmë të efektshëm. Përvoja ka treguar se në shumicën e rasteve ky profil mund të jetë shumë i saktë. Kështu, përmes vëzhgimit të skenës së krimit mund të dëshmohet dhe tregohet rreth karakteristikave sjellore të personit/personave përgjegjës.

Për një profilizues, çdokush është një klient i rëndësishëm për ‘makiazhin’ e tij psikologjik, ndërkohë ai përdor gjithë njohuritë e veta për të caktuar e parashikuar jo vetëm si do jetë veprimtaria e tij në të ardhmen, por edhe si do të jetë pamja e tij fizike. Edhe pse profilizimi mund të duket interesant, shumë emocionues dhe subjekt i shumë filmave artistike, janë shumë të paktë Psikologët që punojnë në këtë fushë. Nuk duhet të harrojmë kurrsesi rëndësinë e psikologut ligjor dhe nuk duhet lëne pa përmendur që në sistemin gjyqësor psikologët janë përdorur si për çështjet civile ashtu dhe për ato penale.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 135

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top