Në fokus

March 7, 2020 | 8:01

Nga çfarë duhet të hiqni dorë për të qenë i suksesshëm

Mbase në disa raste, për t’u bërë i suksesshëm dhe për të qenë më afër idealit të personit që doni të bëheni, nuk duhet domosdoshmërisht të arrini sa më shumë gjëra, por të hiqni dorë nga disa prej tyre.

Ka disa gjëra që janë universale dhe nëse hiqni dorë prej tyre mund të jeni në rrugën e duhur drejt suksesit.

Disa mund të heqin dorë që nga momenti që e lexojnë këtë artikull, ndërsa të tjerëve ndoshta do t’u duhet pak më shumë kohë. Ja cilat janë ato:

1

1) Hiqni dorë nga një mënyrë jetese e pashëndetshme

“Kujdesuni për trupin tuaj, ai është i vetmi habitat në të cilin do të jetoni për një kohë të gjatë – Jim Rohn

Ky është fillimi i çdo gjëje. Ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe janë vetëm dy gjërat të cilat duhet t’i ngulisni mirë në mendje:

I.Dietë e shëndetshme

II.Aktivitet fizik

Niseni me hapa të vegjël por do ta shikoni që do ta falënderoni veten tuaj një ditë.

2) Hiqni dorë nga arritjet e përkohshme

Njerëzit e suksesshëm i vendosin vetes objektiva afatgjata dhe ata e dinë mjaft mirë që nëse duan që këto objektiva të jenë të suksesshme, atëherë duhet të bëjnë të pamundurën që edhe hapat e vegjël që hedhin të jenë në funksion të realizimit të këtyre arritjeve.

Sepse ka një diferencë të madhe ndërmjet: “Po stërvitem sepse duhet të kem një trup të mirë gjatë verës” dhe “Stërvitem përditë për të pasur gjithmonë një trup të mirë dhe mbi të gjitha për të qenë sa më i shëndetshëm”.

3) Hiqni dorë nga frikat tuaja

Mos kini frikë të guxoni, sepse pas guximit mund të fshihet suksesi juaj. Nuk është e thënë që vetëm disa njerëz në jetë mund të jenë të suksesshëm, por ata janë sepse kanë guximin për të ndërmarrë nisma që mbase disa të tjerë nuk i kanë dhe është pikërisht kjo diferenca midis tyre. Çlirojeni veten nga çdo frikë që mund të keni dhe guxoni.

Nëse ju nuk guxoni vetë dhe të mundoheni t’i realizoni ëndrrat tuaja, mos prisni që të ndodhë ndonjë mrekulli. Prandaj jepuni zë ideve tuaja dhe mos u frikësoni nëse rrëzoheni dhe mbi të gjitha mos kini frikë nëse ia dilni.

4) Hiqni dorë nga justifikimet

Njerëzit e suksesshëm janë shumë të ndërgjegjshëm për faktin se ata janë përgjegjës për veprimet e tyre, për pikat e tyre të dobëta dhe madje edhe për dështimet e tyre.

Nëse arrini ta kuptoni një gjë të tillë, atëherë jeni shumë afër arritjes së suksesit, dhe pasi ta keni kuptuar atë, ajo do të jetë e vetmja mënyrë me anë të së cilës ju do t’i arrini gjërat në jetë. Mos harroni që justifikimet janë një ndër pengesat kryesore për t’u rritur si profesionalisht ashtu edhe individualisht.

5) Hiqni dorë nga mendimet fikse

Njerëzit e suksesshëm e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata investojnë shumë nga koha e tyre në përvetësimin e njohurive të reja, sepse ashtu siç ecën koha, ndryshojnë edhe shumë gjëra dhe mos harroni, ai që jeni sot nuk është e thënë të jeni dhe nesër.

6) Hiqni dorë nga të qenët skeptik

Asgjë nuk është e paarritshme dhe ju mund të arrini gjithçka që i vini qëllim vetes. Prandaj mos kini frikë të bëni plane për të ardhmen, mjafton që të mos jeni skeptikë dhe të keni besim në ëndrrat tuaja. Ato mund të realizohen pa frikë nëse ju përpiqeni çdo ditë dhe përmirësoheni nga 1 për qind në ditë.

7) Hiqni dorë nga të qenët perfekt

Asgjë dhe askush nuk mund të jetë i përsosur në 100 për qind, sado që të përpiqet. Frika nga dështimi është një prej pengesat më të mëdha në rrugën drejt suksesit. Por nëse nuk rrezikoni juve do t’ju ikin një sërë mundësish të arta vetëm nga frika e dështimit.

8) Hiqni dorë nga të qenët i gjithanshëm

“Ju nuk do të arrini kurrë në destinacionin e duhur nëse ndaloni shumë herë rrugës” – Winston S. Churchill

Këtë gjë e dinë mjaft mirë njerëzit e suksesshëm dhe është pikërisht kjo arsyeja se përse ata zgjedhin të merren vetëm me një gjë dhe pa e përfunduar atë nuk nisin asnjëherë një gjë tjetër.

9) Hiqni dorë nga të kontrolluarit e gjithçkaje

Disa gjëra i kemi ne në dorë, ndërsa disa të tjera jo, prandaj zgjidhni ato gjëra të cilat mund t’i kontrolloni dhe hiqni dorë nga to gjëra të cilat nuk varen nga ju.

10) Hiqni dorë nga të thënët përherë “Po”

Nëse ju thoni përherë “po”, do ta kuptoni që në fund të ditës do të keni mbi supe një mal me gjëra të cilat do ta keni të vështirë për t’u përmbushur dhe nuk do të arrini të përfundoni pjesën më të madhe të tyre. Është më mirë të tregoheni realist, sesa të fshiheni pas mirësjelljes e cila në fund do t’ju bëjë që të dukeni gënjeshtarë dhe njerëzit e suksesshëm e kanë kuptuar një faktor të tillë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top