Jeta është plot me histori të mahnitshme të njerëzve në rritje nga errësira. Ministrja e Arsimit dhe Kërkimit e Francës Najat Belkacem është një frymëzim për këdo që beson vërtet se edhe njerëzit që kanë kaluar një fëmijëri të varfër mund të kenë sukses.
Najat Belkacem lindi në fshatin e Nadorit më 1977 dhe ishte fëmija i dytë më i madh i shtatë fëmijëve. Nadori është një fshat i vogël dhe i largët në Marok.
Babai i saj, Ahmed, kishte emigruar në qytetin verior francez të Abbeville dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe i kërkoi Najatit dhe familjes së tij që t’i bashkoheshin në Francë.
Dhe kështu që Najat u transferua në periferinë e Amiensit më 1982.
Kultura e punës , kujdes dhe shkathtësia u ngulitet nga babai i tyre, i cili u kishte vendosur rregulla strikte: Ajo dhe motra e saj e kishin të ndaluar të flirtonin me djemtë apo të shkonin në klubet e natës para moshës 18 vjeç. Kështu ajo e derdhi të gjithë energjinë në studimet e saj, duke lexuar vazhdimisht dhe duke arritur rrjedhshmëri në frëngjisht deri në fund të vitit të saj të parë.
Ajo studioi shumë dhe u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002-shin.
Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.
Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008.
Më 2008-n, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëhere.
Më 2012-n, ajo u emërua si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande.
Dhe më në fund në 2014-n ajo u emërua Ministre e Arsimit.
Najat është një muslimane marokene dhe ministre franceze e cila ruante delet në fëmijërinë e saj. Për shkak të së kaluarës së saj dhe të origjinës dhe fesë, ajo ka qenë një shënjestër e lehtë për të gjithë seksistët regresivë dhe nga komentet raciste të politikanëve konservatorë që e kanë sulmuar, shkruan Mapo.
Ata e kanë sulmuar duke e sharë, duke e objektifikuar atë për mënyrën se si vishet por Najat ka vazhduar të luftojë dhe të ecë përpara.
Si mund ta thyesh shpirtin e një gruaje e cila ka punuar fort dhe e ka arritur me dhëmbë e me thonj atë që ka sot? Thjesht nuk e bën dot. Veçanërisht me një femër si Najat Belkacem.
Najat Belkacem: From Moroccan Shepherd Girl To French Education Minister
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.