Këshilla & Arsye

April 11, 2019 | 8:25

Nga Dafina Doma: Si të zhvillojmë inteligjencën e fëmijëve

 

Inteligjenca emocionale ka zanafillën e zhvillimit të saj qysh në momentin e lindjes së fëmijës. Atashimi i parë emocional, mendohet të ndodhë në momentet kur nëna/kujdestari siguron nevojat primare të fëmijës. Në këtë aspekt, cilësia dhe rritja e ndërveprimeve të fëmijës me ambientin përreth tij dhe pjesëtarët e këtij ambient (prindërit, bashkëmoshatarët, mësimdhënësit, etj.,) mund të ndikojnë tutje në zhvillimin apo zbehjen e Inteligjencës Emocionale.

Dafina Doma, psikologe shkolle

Dafina Doma, psikologe shkolle

Inteligjenca Emocionale vlerësohet si aspekt mbështetës i inteligjencës sociale, që përfshin aftësitë dhe kompetencat për të njohur, vlerësuar dhe menaxhuar në mënyrë përshtatëse emocionet tona dhe të të tjerëve, si dhe aftësitë dhe kompetencat për të përdorur emocionet që të ndihmojnë performancën tonë (Salovey & Mayer, 1990).

Ky lloj konceptimi, inteligjenca emocionale operon në kuadër të këtyre aftësive, e definon Inteligjencën Emocionale si aftësi për të perceptuar në mënyrë të saktë emocionet, për të kuptuar, vlerësuar dhe përdorur emocionet në mënyrë që të ndihmohet të menduarit dhe menaxhimi i emocioneve në mënyrë efektive, për të promovuar rritjen intelektuale dhe emocionale.

Menaxhimi i Emocioneve përfshin aftësitë që lidhen me menaxhimin efektiv të emocioneve, ato individuale dhe emocionet e të tjerëve, me qëllim të rritjes së mirëqenies sonë emocionale dhe intelektuale, si dhe mirëqenies së të tjerëve. Ky komponent përfshin integrimin e emocioneve dhe të të menduarit për të ndërmarrë vendime efektive.

1

Si ta zhvillojmë inteligjencën emocionale tek fëmijët?

Jini model i mirë
Fillimisht ju duhet të jeni një shembull i mirë për fëmijën, në lidhje me mënyrën si i komunikoni dhe shprehni ndjenjat tuaja. Bëjeni si rutinë familjare, ku flitet lirshëm për ndenjët e njëri-tjetrit, në një atmosferë ku të gjithë anëtarët e familjes, në të gjitha rrethanat, i pranojnë të gjitha ndjenjat si njerëzore dhe normale. Duke përfshirë edhe ato ndjenja negative, siç janë zemërimi, pikëllimi, mërzia, frika, etj. Nëse prindi apo një anëtarë më i rritur është i zemëruar apo i mërzitur, duhet t’i shpjegoni fëmijës se si po ndihet nëna, babai apo motra e tij e madhe, duke i verbalizuar dhe pranuar ndenjët e tjetrit, si dhe duke i shprehur e duke u sjellë në mënyrë të përshtatshme. E dimë që si njerëz nuk mund të jemi të pagabueshëm dhe ndonjëherë ndjenjat edhe mund të na shpijnë në sjellje të papërshtatshme, por këto nuk do të duhej të ndodhin shpesh, dhe nëse ndodhin, shpjegoni fëmijës se ishte e gabuar ajo që bëtë dhe kërkoni falje nëse jeni sjellë keq me fëmijën. Kështu edhe ai do të dijë ta bëjë të njëjtën gjë. Dhe më e mira, do të mësoj se t’i pranoj edhe ndjenjat e veta.

2Jini vigjilentë dhe të kujdesshëm për emocionet e fëmijës suaj
Ndihmojeni fëmijën tuaj që të mësojë të identifikojë ndjenjat e veta. Jini të ndjeshëm ndaj çdo lloj emocioni që ka fëmija. Vini re sjelljen e fëmijës tuaj. Tregojini fëmijës tuaj se çfarë mendoni ju se si po ndjehet ai/ajo ose ri konfirmoni ndjenjat që fëmija shfaq, në rastet kur ai/ajo nuk është në gjendje të shprehë ndjenjat e tij në mënyrë adekuate.

Dëgjojini fëmijët kur shpreh ndjenjat
Jepni fëmijës tuaj vëmendjen tuaj të plotë gjatë dëgjimit të shprehjes së tyre emocionale. Reflektoni mbrapa atë që dëgjoni, duke i thënë fëmijës tuaj se ju e kuptoni atë që fëmija po e përjeton. Nxiteni fëmijën tuaj të shprehë ndjenjat e tij me fjalë.

Emëroni emocionet/ndjenjat e tyre
Pasi ta keni dëgjuar plotësisht, ndihmoni fëmijën tuaj të zhvillojë fjalorin për shprehjen e tyre emocionale. Mësoji fëmijës tuaj të kuptojë dhe të shprehë emocionet, duke diskutuar ndjenjat që lidhen me ngjarjet ditore, duke demonstruar dhe modeluar shprehjet e ndjenjave.

Ndihmojeni që të kuptojë ndjenjat e të tjerëve
Inkurajoni fëmijën tuaj të kuptoj këndvështrimin dhe gjendjen emocionale të tjerëve. Një strategji është të lexohen librat me tregime duke diskutuar ndjenjat e personazheve dhe situatat në të cilat karakteret janë të përfshira.

Ndihmojini fëmijët në pranimin e dështimeve
Ndihmoni fëmijën tuaj të trajtojë, pranojë gabimet dhe dështimet. Ndihmoni që ai të mund të mësojë nga gabimet e tij, duke qenë ju inkurajues dhe jo gjykues apo ndëshkues Ndihmoni fëmijën tuaj të përballojë emocionet e tij ose saj duke zhvilluar aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Kjo përfshin ndihmën që fëmija juaj të përcaktojë qëllimet dhe të krijojë zgjidhje të pavarura por të mbështetura nga ju, për të arritur këto qëllime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top