Në fokus

July 23, 2017 | 10:00

Nga Dea Ndreu: Çfarë ndodh gjatë ciklit dhe çfarë është PMS dhe PMDD?

Si të gjitha femrat dhe ti lexuese ke dëgjuar nga i dashuri, bashkëshorti ose vëllai: “Obobo, qenke me nerva, je me ato ëëë?” Epo ka një thirrje për të gjithë meshkujt. PMS është i vërtetë dhe 3 deri në 5 ditë të muajit mos u ngatërroni me vajzat.

Dea Ndreu, psikologe këshillimi

Dea Ndreu, psikologe këshillimi

Në një intervistë të bërë me një femër që vuante nga PMS në nivele të larta, ajo ishte shprehur: “Nuk e kuptoja pse kisha një dëshirë të godisja bosin tim kur më fliste për diçka që e kisha bërë gabim. Kisha luhatje humori të theksuara dhe ditën tjetër, e gjeja veten duke qarë, teksa shihja një reklamë me beba. Çfarë nuk shkon me mua, mendoja? Pse po qaj? Një ditë, duke e diskutuar me një shoqen time, ajo më tregoi një artikull që më ndryshoi jetën. Aty e kuptova që kjo është natyra e vet femrës dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

1

Si çdo sëmundje psikologjike, edhe PMS ka simptomat e veta që përfshihen: ndihesh e depresionuar, ke luhatje humori, ke ulje të interesit për aktivitet të përditshëm, mungesë energjie, gjumi, ose fle më shumë se zakonisht, vështirësi për t’u përqendruar, ndryshime në oreks, (nuk ke oreks ose ke neps, sidomos për ëmbëlsira , ose ushqime me shumë kalori), bëhesh shumë emocionale dhe sigurisht, ndryshime fizike si: fryrje barku, forcim të gjinjve, dhimbje koke dhe dhimbje në kyçe, etj. Nga shenjat e mësipërme, duhet të përjetosh pesë prej tyre, që të diagnostikohesh se vuan nga PMS. N.q.s ti i ke, mos u shqetëso. Je pjesë e 85% të femrave që i kanë këto simptoma para menstruacioneve. Kolegji Amerikan i Gjinekologëve ka arritur në përfundimin se 85% e femrave kanë të paktën një nga shenjat e përmendura më sipër ose kanë deri pesë simptoma, gjë që është normale dhe s’ka nevojë për trajtim. Pjesa tjetër, 3-8 % e tyre, kanë një formë më të rëndë të PMS, e cila quhet PMDD.  Femrave u është dashur të presin deri në fillimin e viteve ‘80 që shoqëria ta pranonte si sëmundje PMDD dhe emri që ka dhe ditët e sotme i është dhënë në 1994.

Përkufizimi i saktë është “çrregullim disforik para menstruacioneve”. Shkaku i PMDD nuk është zbuluar plotësisht, por mjekë dhe psikologë mendojnë se është një keqfunksionim i serotoninës (pjesë e sistemit nervor, e cila është përgjegjëse për humorin, gjendjen emocionale, tretjen, gjumin, dëshirat dhe funksionet seksuale). Që të vuash nga PMDD, duhet t’i kesh të gjitha shenjat e PMS dhe atake paniku, ndenja ankthi dhe tensioni, mendime për vetëvrasje, mungesë fokusi ndaj asgjëje, qan shpeshherë, nuk flet pothuajse fare.

2Sipas një studimi të bërë në Angli rreth shëndetit të femrës, u arrit në përfundimin se femra që vuanin nga PMDD ndjenin ndryshime të mëdha në marrëdhëniet që kishin me burrat  dhe fëmijët e tyre. Femrat që janë bërë nëna të paktën një herë, kanë në historinë e familjes së tyre të afërm me sëmundje psikologjike, janë në të 40-at e tyre dhe kanë vuajtur nga depresioni post partum (shqetësime emocionale pas lindjes së fëmijës) kanë më shumë probabilitet të preken nga kjo sëmundje. Një ngatërrues që ndodh shpeshherë është që PMDD të ngatërrohet me sëmundje si tiroidet, sindroma e lodhjes kronike, lupus ose ankth, prandaj kur të vizitoheni është shumë e rëndësishme historia mjekësore e çdo individi.N.q.s i ke këto shenja, ju këshilloj t’i drejtoheni mjekut të familjes ose psikologut.

Këshillat e mia e janë:

hiqni dorë nga konsumimi i vakteve me shumë karbohidrate,

pakësoni përdorimin e kripës, dhe kafeinës,

ulni nivelin e stresit, duke u përpjekur të keni një aktivitet të përditshëm të moderuar.

Është më e thjeshtë të kuroheni kur kjo gjendje kapet në kohë. Mos ki turp për të biseduar për ndjenjat e tua apo për shqetësimet. Pranimi është hapi i parë drejt shërimit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top