2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit.
Autizmi është një paaftësi bio-neurologjike e zhvillimit që zakonisht shfaqet para moshës 3-vjeçare. Autizmi ndikon zhvillimin normal të trurit në fushën e ndërveprimit shoqëror, aftësitë e komunikimit dhe funksionin kognitiv. Aktualisht nuk ka asnjë kurë shëruese për autizmin, po ndërhyrjet dhe trajtimi i shenjave në moshë sa më të hershme, mund ta përmirësojë personin me autizëm në masë të madhe dhe në disa raste ta kapërcejë atë plotësisht.
Nga studio e së Dielës Shqiptare në Tv Klan, psikologia Denata Toçe u dërgoi një thirrje prindërve që t’i pranojnë këta fëmijë tek fëmijët e tyre, pasi nëpërmjet ndërveprimit social kontribuojmë në tejkalimin e vështirësive tek fëmijët me autizëm.
“Siç ndryshojnë ata fëmijë që janë të ndryshëm në aparencë, në ngjyrë, në etni, në racë, (megjithëse një racë është raca njerëzore, edhe pse ne themi se ka shumë, një është. Fëmijët me autizëm janë ata që kanë vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve sociale, hasin vështirësi në komunikimin verbal dhe joverbal, dhe kanë disa sjellje që janë eksese (pak të teprura), por që burojnë nga fëmijët neuro-tipik. I vetmi ndryshim që i bën ata më shumë se fëmijët tanë, është se ata duhet të ndjehen më të pranuar dhe presin gjithnjë e më tepër që ju t’i pranoni dhe t’i pranoni tek fëmijët tuaj dhe çdo ditë t’i edukoni, që këta të përmirësohen gjithnjë e më mirë, sepse kanë një shans dhe mundësi të jashtëzakonshme për të qenë si të gjithë fëmijët e tjerë,” këshillon psikologia Denata Toçe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.