Këshilla & Arsye

July 12, 2019 | 14:49

Nga Denisa Daka / Je prind kujdestar e të duhet të lëvizësh jashtë shtetit me fëmijët? Tashmë është e mundur sipas ligjit.

Pas zgjidhjes së martesës, shumë syresh rreken të lëvizin jashtë shtetit së bashku me fëmijët e tyre, ndërsa jo në pak raste pengohen nga ish bashkëshortët e tyre, për një mori arsyesh në radhë.

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Çdonjëri përpiqet pas kësaj  të punësohet jashtë vendit, të lidhë një martesë të re, të kryejnë kontrolle mjekësore për vete a fëmijët, të vijojë studime a specializime të ndryshme, ndërsa vullneti i munguar i ish bashkëshortëve penalizon secilin ditë pas dite, ndërsa shumëkush nuk arrin akordin e duhur t’i marrë ish bashkëshortit lejen apo deklaratën për të lëvizur jashtë shtetit bashkë me fëmijët.

Të tjerë rreken ditë pas dite të aplikojnë përmes lotarive të ndryshme, duke i parë këto të fundit si alternativa të mira e shpresëdhënëse për të vijuar jetën bashkë me fëmijët.

Mundësi e mirë për të gjithë, për fëmijët posaçërisht.

Rast pas rasti të gjithë rendin të plotësojnë aktet e duhura për këtë qëllim, duke i uruar  njëri-tjetrit e vetes njëkohësisht, fat të mbarë. Porse gjatê rrugës konstatojnë se pikërisht mungesa e një deklarate të tillë, përmbys çdo përpjekje të tyre, duke i penalizuar të lëvizin jashtë vendit me fëmijët.

Në kodin e ri të familjes, një dispozitë e posaçme vjen në ndihmesë të kësaj kategorie prej disa kohësh, duke i dhënë mundësinë prindërve kujdestarë të kërkojnë në raste specifike një autorizim të posaçëm nga gjykata, për të lëvizur jashtë shtetit me fëmijët me ose pa afat.

Ky ngërç mund të zgjidhet tashmë, në kushtet e pamundësisë për të siguruar një deklaratë të posaçme nga ish bashkëshorti, duke iu drejtuar gjykatës me një padi të posaçme. Në këtë proces gjyqësor secili nga të interesuarit duhet të depozitojë para gjykatës vendimin e zgjidhjes së martesës si dhe aktin përkatës që provon arsyen e lëvizjes suaj jashtë Shqipërisë.

Pas kësaj gjykata lëshon në favor të kërkuesit, autorizimin (vendimin) përkatës, duke specifikuar në të, të drejtën për të udhëtuar e jetuar së bashku me fëmijët jashtë Shqipërisë, akt i cili konsiderohet bazë për të gjithë shtetasit ndodhur në këto kushte.

Gjithkush e meriton një mundësi më shumë, fëmijët  posaçërisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top