Psikofakt

June 10, 2019 | 8:05

Nga Denisa Daka: Mohimi i të drejtave cenon profesionin e mjekut, ja pse ndodh emigrimi i tyre

 

“Nëse një mjek specialist punon jashtë Tiranës, përfiton në çdo rast bonusin prej 2.5 milion lekësh” u shpreh kryeministri Rama përgjatë një takimi me mjekët, ndërsa evidentoi faktin se fitimet e tyre janë më të mëdha këtu në raport me Gjermaninë.

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Një grup mjekësh, të cilët kishin kryer specializimin përkatës dhe ushtronin profesionin e tyre në disa rrethe të Shqipërisë, erdhën në zyrën time para pak ditësh e ngritën një mori problemesh, jo veç për këtë shkak. Nga biseda me ta, njohja me aktet përkatëse gjithashtu, mësova se paga e tyre mujore ishte 42.000 lekë, ndërsa përpos kësaj, nuk përfitonin asnjë shtesë page apo bonus, për shkak se u duhet të punonin jashtë Tiranës.

Çdo kosto shtesë për jetesën në ato qytete, përballohej nga ana e tyre me këtë pagë, ndërsa veç pagesa e transportit ditë pas dite përfaqësonte 1/2 e pagës së tyre çdo muaj.

10 vite shkollë, mjeke me rezultate ekselente dhe përgjatë kryerjes së detyrës, ishin tejet të dëshpëruara e pa asnjë shpresë e shihnin veç errësirë në fund te tunelit.

Dhjetëra kërkesa drejtuar titullarëve e institucioneve përkatëse jo veç për këtë shkak, kishin rënë në vesh të shurdhët e ishin pa përgjigje kohë pas kohe, në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese.

auto_mjeket1529046231

78% e mjekëve shqiptarë kërkojnë të largohen drejt Gjermanisë, me shpresën e madhe të gjejnë pikë së pari prestigjin e duhur aty, kushte optimale, por dhe një mundësi reale për të rritur siç duhet fëmijët e tyre.

Ishin gati të shkonin dhe këto zonja, kishin kryer shkëlqyeshëm dhe kursin e gjuhës gjermane për këtë qëllim.

Ligjin “Pёr Migracionin”, do tё lehtësojë ndjeshëm tërheqjen e njerëzve të kualifikuar nga vendet jo anёtare tё BE-sё, posaçërisht mjekë e infermierë.

“Vendosje historike piketash” për Gjermaninë e konsideroi Ministri i Brendshëm gjerman “politikën moderne të migracionit”.

Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnë aktualisht ekonomisë gjermane, arsyeja kryesore e hapjes së dyerve ndaj emigrantëve.

Spitalet gjermane gjithashtu prej vitesh kanë hapur dyert për të huajt, të gjendur përballë një emergjence apo nevoje të pashmangshme për të mbushur 50 mijë vendet vakante në sektorët kyç, si ai i kujdesit shëndetësor posaçërisht.

Të dhënat e Urdhrit të Mjekut këtu, flasin për rreth 150 kërkesa në vit nga mjekët shqiptarë, për t’u larguar drejt Gjermanisë, çka bën që në 4 vitet e fundit të jenë larguar mbi 500 mjekë, si dhe rreth 3000 infermierë.

Ligji gjerman i cili do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2020-s, do t’u hapë rrugë profesionistëve të kualifikuar, mjekëve posaçërisht, të gjejnë rrugën a mundësitë e munguara këtu, ndërsa e gjitha kjo ikje masive e profesionistëve të fushës, do të jetë dramë për këtë vend.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top