Dëshmi

June 15, 2019 | 8:07

Nga Denisa Daka: Në “Dhomat Penale” të Gjykatave, prej nga ku burgjet mbushen me minorenë fatkeq

 

Në “Dhomat Penale” të Gjykatave vijnë për t’u gjykuar ditë pas dite minorenë, akuzuar si “përdorues të lëndëve narkotike”, apo për “shitje e shpërndarje të lëndëve narkotike”, në më pak raste.

Denisa Daka, avokate

Denisa Daka, avokate

Minorenët kryesisht, provojnë të jenë nën efektin e këtyre drogërave për dhjetëra shkaqe: kërshërie, dëshpërimi, por dhe për shkak të një sërë dështimesh në radhë kohë pas kohe.

Për shkak të mospërballimit të kostove reale, heroina më së shumti blihet “me listë” nga kjo kategori, ndërsa “borxhlinjtë” shtohen ditë pas dite për këtë qëllim, jo veç në Tiranë. Të varur nga drogërat, shumë syresh, rreken të blejnë ditë pas dite “racionin” e tyre, për të mbërritur në një botë iluzive, larg realitetit të trishtë. Shpërndarësit janë në shumë raste busulla apo pika nevralgjike e një piste hetimi, për të gjetur “borxhlinjtë” për këtë qëllim.

1Minorenët janë kategoria më e ekspozuar për t’u kthyer më pas në autorë ngjarjesh kriminale që nga grabitjet deri tek vrasjet me pagesë, për shkak se një buxhet i caktuar u nevojitet me çdo kusht për këtë qëllim.

Në pothuaj të gjitha rastet, policia nuk mbërrin tek “kapot”, por tek kjo kategori përdoruesish fatkeq, të cilëve iu kthehet jeta me kokë mbrapsht papritmas, pas arrestit apo dënimit në çdo rast. Familjarët e tyre përjetojnë gjithashtu, përveç vuajtjes morale, dhe një krizë financiare të konsiderueshme e jo në pak raste këta të fundit rreken të shesin dhe orenditë e shtëpisë, nën trysninë e frikës apo çrregullimeve psikike që u ndodh më pas fëmijëve të tyre.

E ndërsa kapot pasurohen e gjejnë mënyrën për t’iu shmangur drejtësisë, me të gjitha format e mënyrat, burgjet shqiptare janë mbushur me minorenë e të rinj fatkeq të kësaj kategorie, për të cilët burgu nuk është kurrsesi zgjidhje, por dështim e rrënim për jetën secilit prej tyre.

Parandalimi, përfshirja në programe specifike, rehabilitimi a mbikëqyrja e kësaj kategorie pothuaj është lënë në harresë nga strukturat përkatëse, ndërsa situata për këtë shkak rëndohet ditë pas dite.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top