Një fis në Afrikë ka një traditë shumë interesante. Kur dikush nga fisi gabon, të gjithë mblidhen në qendrën e fshatit, bëjnë një rreth e në mes të tij fusin personin që ka gabuar.

Denisa Daka, avokate
Për dy ditë radhazi, të gjithë bashkë i kujtojnë atij të gjitha gjërat e mira që ka bërë gjatë jetës, duke e falenderuar sakaq për këtë arsye.
Njerëzit e këtij fisi besojnë se të gjithë ata që vijnë në këtë botë, janë njerëz të mirë, por udhës, tek orvaten të gjejnë dashurinë, suksesin, paqen e sigurinë, padyshim bëjnë gabime.
Ata i shohin gabimet njerëzore si një britmë për ndihmë e për këtë arsye orvaten me dashamirësi të ndihmojnë çdo njeri nga fisi i tyre për të rigjetur veten, duke i kujtuar atij se kush është e sa vlen në të vërtetë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.