Mirëqenie

January 24, 2018 | 10:38

Nga dietologe Anila Kalleshi: Çfarë tregon jashtëqitja juaj?

Besojeni apo jo, jashtëqitja juaj mund të tregojë nëse jeni të shëndetshëm apo jo.

Përpos njohurisë universale, jashtëqitja është një temë shumë tabu, që për arsye të ndryshme nuk flitet shumë për të. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh nuk ja kanë idenë e asaj çfarë është normale, anormale, dhe “më duhet një doktor” kur vjen puna te lëvizjet e zorrëve. Kjo është absolutisht tragjike. Jashtëqitja është një tregues shëndeti. Cilësia e feçeve është mënyra se si trupi juaj ju sinjalizon që diçka nuk shkon ose nëse çdo gjë është në rregull. Kjo është arsyeja pse pyetjet që lidhen me lëvizjen e zorrëve janë një element kryesor në historinë e përgjithshme mjekësore të mjekut.


Çfarë është një jashtëqitje normale?

Rreth 75% e jashtëqitjes suaj është ujë ndërkohë që pjesa tjetër është një kombinim i fibrave, qelizave, qenieve të gjalla dhe baktereve të vdekura dhe mukus. Një lëvizje e rregullt e zorrëve do të konsiderohej asgjë më shumë sesa kalimi i jashtëqitjes 1-3 herë në ditë te një minimum në 3 herë në javë. Kur vjen puna te interpretimi i tyre mendoni gjithmonë për: formën, madhësinë, erën dhe hijen. Jashtëqitjet e shëndetshme kanë karakteristikat e mëposhtme:

Hija/ngjyra: Kafe e hapur deri në kafe mesatare.

Forma: Forma S

Madhësia: 1-2 inc në diametër dhe rreth 18 inc në gjatësi.

Era: Duhet të ketë erë natyrale dhe jo shumë të pështirë.

2Çfarë tregon ngjyra?

-Kafe mesatare në kafe të çelët: Urime! Jeni në gjendje mëse normale.

-E zezë ose e kuqe e çelët: Kjo tregon një gjakderdhje të mundshme në traktin tuaj gastrointestinal.

-E kuqja e çelët tregon gjak të freskët, që do të thotë gjakderdhje të traktit të ulët GI.

-Jashtëqitja e zezë shfaqet si rezultat i suplementeve të caktuara dhe mjekimeve ose konsumimi i licorice-s së zezë. Nëse feçet janë të zeza, shkoni menjëherë te doktori.

-Jeshile: Kjo është paksa e habitshme të ndodhë. Mund të ndodhë për shkak të prezencës së një pigmenti biliar në feçet tuaja, kur vuani nga diarreja. Ushqimi shkon më shpejt nëpërmjet zorrëve, duke mos i lënë kohë trupit tuaj për të thyer pigmentin jeshil në ngjyrën normale (kafe). Ngjyra jeshile mund të jetë dhe rezultat i konsumimit të ushqimeve jeshile si perimet jeshile me gjethe ose madje dhe ngjyrues jeshilë ushqimor.

-E verdha: Mund të tregojë një problem lidhur me fshikëzën, një infeksion ose një gjendje që referohet si sindroma e Gilbert’s. Nëse e shihni këtë ngjyrë, ju lutem konsultohuni me një doktor.

-E bardhë ose gri: Kjo mund të tregojë probleme shumë serioze si cirroza, çrregullime pankreatike, hepatit, ose madje dhe kanal biliar i bllokuar. Konsultohuni me një doktor sa më shpejt të jetë e mundur. Përdorimi i antacideve mund të prodhojë feçe të bardha. Nëse ka një rritje të mukusit, mund të jetë e lidhur me sëmundjet inflamatore të zorrëve si koliti ulceroz ose sëmundja e Crohn, që mund të jetë një shenjë e kancerit të zorrës së trashë.

Çfarë ju tregon forma:

-Gunga të vogla si arra që kanë vështirësi të kalojnë: Kjo tregon që ushqimi juaj ka qëndruar në zorrë për shumë kohë, duke shkaktuar që uji në feçe të ri-absorbohet. Mungesa e fibrave në dietën tuaj, shkakton që të formohen këto gunga të vogla.

-Tepër likuide: Lëviz në zorrë shumë shpejt, pasi uji nuk është absorbuar. Kjo mund të vijë si rezultat i një diete të lartë me fibra, një pastrim të kohëve të fundit ose madje dhe një infeksion.

-E hollë si laps: Nëse feçet tuaja duken të holla si lapsi, kjo mund të tregojë një masë të mundshme në zorrën tuaj të trashë. Mund të jetë një tregues i polipeve në zorrën e trashë apo dhe të kancerit.

-Rrjedh dhe mban shumë erë: Kjo tregon që trupi juaj nuk i ka absorbuar si duhet yndyrnat. Mund të vijë si rezultat i keq –absorbimit, mjekimeve të humbjes së peshës ose madje dhe Olestra (zëvendësues pa kalori për yndyrën).

-Në formë salsiçeje por e fortë dhe e thatë: Po qëndron në zorrët tuaja për shumë kohë, duke shkaktuar që uji të ri-absorbohet. Mund të jetë në sajë të kapsllëkut, dehidratimit apo madje dhe mjekimeve.

Jo-ekzistente: Nëse s’po kalon asnjë feçe, me shumë gjasa keni kapsllëk. Ju lutem pini sa më shumë ujë dhe mundohuni të rrisni marrjes e sasisë së fibrave dietike.

Jashtëqitja është një formë që trupi përdor për të komunikuar. Mos injoroni atë çka trupi ka për të thënë. Është koha të dëgjoni.

Burimi: http://anilakalleshi.com/cfare-tregon-jashteqitja-juaj/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top