Marrëdhënie

January 23, 2017 | 13:32

Nga Diola Malasi / Kompromisi, bazë për një lidhje të lumtur

Qeniet njerëzore janë shumë të ndryshme mes tyre. Pikëpamjet, vizionet, gjykimet, pasionet, ëndrrat janë mjaft të larmishme nga njëri individ te tjetri. E tillë është ekzistenca njerëzore. Në familje, në shoqëri, në punë dhe, pa dyshim, edhe në marrëdhëniet intime. Baza e marrëdhënies së një çifti të dashuruar, që vendosin të ndajnë jetën së bashku, është aftësia për të bërë paqe dhe kompromis.

marredhenie

DiolaTë jeni të aftë për të bërë kompromise, përfshin heqjen dorë nga diçka që e doni apo keni nevojë. Në një marrëdhënie, çiftet shpesh refuzojnë të bëjnë kompromise, çka i çon drejt “humnerës”, ku përplasen në konflikte pa fund, kjo si pasojë e natyrës njerëzore që është e prirë të mendojë se gjithmonë ka të drejtë. Për aq kohë sa bëni pjesë në një marrëdhënie dyshe, partnerët duhet të jenë të aftë të mendojnë dhe të kujdesen për tjetrin, të mirëkuptohen në aspekte të ndryshme të bashkëjetesës së tyre, duke u nisur nga gjërat më të vogla e deri te më të mëdhatë, që nga vendimet e rëndësishme familjare, punët e përditshmërisë, e deri te zgjedhja e një filmi që do të shihni.

KOMPROMISI POZITIV

Një herë në kaq kohë, çifti vendos të ulet e të ndjekë një film që u pëlqen të dyve ose kur femra vendos të merret me diçka tjetër, si leximi i një libri, kujdesi ndaj estetikës personale, partneri është duke ndjekur filmin e radhës. Është e njëjta gjë që ai bën për ju. Kaloni orë të gjata nga një dyqan te tjetri dhe ai ju pret ose në një kafene aty afër ose ju shoqëron pa u bezdisur. Nuk është nevoja të ankoheni! Lëreni të lirë partnerin të bëjë gjërat e tij, ndërkohë që ju bëni tuajat. Kur të dy bëni atë që dëshironi, ndiheni të përmbushur dhe të lumtur. Për këtë arsye, kompromisi funksionon më së miri, pasi i lejon të dyja palët të ndihen mirë me vetveten dhe mes njëri-tjetrit.

DALLIMI I KOMPROMISIT NGA SAKRIFICA

Ka një ndryshim shumë të madh mes të dyjave: sakrifica nënkupton heqjen dorë nga diçka për dikë tjetër, ndërkohë që kompromisi është më shumë një marrëveshje: të biesh në një mendje me partnerin. Nuk ka asgjë të keqe të sakrifikosh në emër të diçkaje, nga koha në kohë, për të mirëmbajtur marrëdhënien, për aq kohë sa kjo buron nga vullneti dhe dëshira juaj e jo nga presione apo shtysa të stimuluara së jashtmi. Në fund të fundit, asnjë qenie njerëzore nuk kërkon të mbledhë zemërim, dhimbje dhe humbje kundrejt marrëdhënies personale.

Të mësosh artin e kompromisit

Përballuni me problemin | Përballuni me problemin dhe jo me tjetrin. Fokusohuni në gjetjen e një zgjidhjeje të frytshme, pa argumentuar se cili e ka fajin dhe cili ka të drejtë.

Kujtoni dashurinë | Kur përshkruani me arsyetim të drejtat e tij, mos u merrni sërish me atë se si ai i hedh çorapet nëpër shtëpi. Kujtohuni se nuk jeni martuar me atë për këtë arsye.

Kërkoni arsyet themelore | Nëse të dy jeni duke luftuar me kompromisin, konsiderojeni si një çështje të thellë dhe shumë të rëndësishme dhe pajtohuni me të. Nëse nuk do të pajtoheni me buxhetin që do të

shpenzohet për javën në vazhdim, mund të ndodhë që një nga ju të ndihet i zhvlerësuar.

Bashkëpunoni | Përtej kompromisit mund të jetë një mundësi e tretë që mund t’ju bindë të dyve. Nëse nuk pajtoheni për të gatuar pure, përse të mos hani patate të skuqura?

Kërkoni këshilla | Nëse ndiheni konfuzë në zgjidhjen e një problemi, kërkoni të bisedoni me dikë që mund t’ju ndihmojë të zgjeroni perspektivën dhe që i sheh gjërat jo me pasionin tuaj.

Llogaritni koston | Të bëni kompromise ka gjithmonë një kosto. Ndaj, për të parashikuar dëmet për të ardhmen, sigurohuni që të dy të jeni të përgatitur për të paguar çmimin.

Rrini me këmbë në tokë | Kompromisi mund të mos jetë i arritshëm kur vlerat tuaja janë të ndryshueshme dhe, herë pas here, bindeni se duhet t’i ndryshoni. Si në rastin kur nuk jeni e aftë ta ktheni partnerin në atë që doni, por të këmbëngulni dhe në fund të besoni se një “përpunim” mund të ketë ndodhur.

Kini durim dhe dëgjoni | Të keni durim për të dëgjuar është shumë e rëndësishme për të arritur një marrëveshje. Nuk mund të bëni kompromise, nëse nuk kuptoni se ku do të arrijë partneri juaj. Të injorosh atë që tjetri është duke thënë, ju çon në një situatë të pakëndshme. Tregoni vëmendje për atë çka ju komunikohet dhe jini mendjehapur sa më shumë të jetë e mundur.

Pranoni kur e keni gabim | Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, nëse keni gabuar në lidhje me diçka. Dashuria që keni për partnerin, duhet të njohë edhe faljen. Një situatë e tillë lejon që edhe partneri juaj në një të ardhme të veprojë pa drojë ashtu si ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top