Këshilla & Arsye

June 21, 2018 | 11:02

Nga Dr.Blerta Gjoni: Infeksionet mykotike gjatë temperaturave të ngrohta: “turistë” të padëshiruar

Mukozat në përgjithësi janë sëmundjet më të shpeshta ngjitëse të përhapura në mbarë botën, të cilat shkaktohen nga kërpudhat e mykërat parazitare. Depërtimi i tyre në thellësi të lëkurës pengon luspimin e saj dhe lagështira e lëkurës favorizon përhapjen dhe zhvillimin e mykut.

Dr. Blerta Gjoni (Ph.D) Dermatologe

Dr. Blerta Gjoni (Ph.D) Dermatologe

Myku zakonisht hyn te sëmundjet sezonale të pranverës dhe aq më tepër të verës. Globalisht, infeksionet mykotike prekin 15% të popullatës, në Shqipëri preket rreth 35% e popullatës. Kjo lidhet me faktorët favorizues të zhvillimit të infeksioneve mykotike si: temperaturat e larta, lagështia, mbajtja veshur për një kohë të gjatë e këpucëve dhe përdorimi i këpucëve të mbyllura. Myku lidhet direkt me shtimin e djersës te këmbët. Kjo ndodh zakonisht te personat që ecin, rrinë gjatë në këmbë ose mbajnë veshur këpucë për një kohë të gjatë. Gjithashtu, infeksionet mykotike shfaqen te personat që u djersijnë këmbët vetë, pasi lëkura e këmbës së njeriut ka një Ph të caktuar midis acidit dhe bazës së djersës së krijuar. Prishja e Ph krijon mundësitë për zhvillimin e mykut të këmbëve dhe krijohet era e pakëndshme.

myku-ne-kembe

Myku fillimisht shfaqet midis gishtave të këmbës, pasi ajo është edhe pjesa që djersitet më shumë. Shenjat e mykut janë: vendosja e një cipe të bardhë, skuqja e hapësirave midis gishtërinjve dhe pastaj të çarat në këmbë. Njerëzit, si rezultat i kësaj patologjie, fillojnë dhe ankohen për dhimbje dhe kruarje. Kjo është faza e parë e zhvillimit të sëmundjes.

Çfarë pasojash sjell myku i këmbëve, nëse nuk kurohet?
Një nga arsyet është hiperdjersa. Ajo ndodh te profesionet si: mësuesit, mjekët, ushtarakët, policët, sportistët, pra te personat që mbajnë këpucë për një kohë të gjatë. Të prekur gjithashtu janë personat që frekuentojnë pishinat ose SPA-të, udhëtarët dhe diabetikët. Këshilla është që ta parandaloni mykun pa u shfaqur dhe pa filluar të shfaqen shenjat e sipërpërmendura. Në rast të kundërt, është mirë të drejtoheni te mjeku dermatolog, për të bërë ekzaminimin e duhur të sëmundjes dhe të marrë mjekimin e duhur. Arsyeja është, mjekimi i sëmundjes pas fazës së paraqitjes së mykut. Kur sëmundja ndodhet në fazë të avancuar me shenja si vendosja e një cipe të bardhë, me skuqje dhe me çarje. Nëse personi ka arritur në këtë fazë është e domosdoshme konsulta me mjekun dermatolog.

mjyk

Si t’i parandalojmë infeksionet mykotike?
Në mjekësi thuhet: është më mirë të parandalosh se sa të trajtosh. Për profilaksinë e mykut, që sëmundja të mos shkojë në ekstremet e saj, ajo që duhet të bëhet për parandalimin e mykut, në radhë të parë është higjiena. Çdo njeri duhet të lajë këmbët. Në rast se do shohim shenja të djersës, erës së pakëndshme, duhen përdorur që në fazat e para preparate që eliminojnë këto shenja. Zgjidhja ideale do te ishte, përdorimi i një preparati i cili parandalon dhe nuk lejon të zhvillohen më tej infeksionet mykotike dhe që njëkohësisht eliminon aromën e keqe të këmbëve, ul sasinë e djersitjes dhe zbut lëkurën e këmbëve.

Fungispray – spray natyral me veti antimykotike dhe antibakteriale, zbut lëkurën e këmbëve, jep ndjesi freskie dhe siguron një aromë të këndshme e zgjat gjatë gjithë ditës, pra është ndalimi i duhur. Produkt natyral me përbërës si:

Acidi borik – me veti antiseptike, antibakteriale dhe antifungale;

Tea tree oil (vaji i pemës së çajit) – ul inflamacionin, dhimbjen dhe irritimin, shëron plagët, nxit sistemin imun dhe ul sasinë e djersitjes.

Pine tree oil (vaj pishe) – veti anti-inflamatore dhe antibakteriale, shëron më shpejt plagët dhe ul inflamacionin;

Sage extract (ekstrakt sherebele) – ka veti anti-inflamatore, pastron lëkurën, rregullon aktivitetin e gjëndrave sebace, nxit përtëritjen dhe elasticitetin natyral të lëkurës;

Peppermint oil (vaj mente) – freskon lëkurën e irrituar dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, si pasojë ka veti për të ulur kruarjen dhe ekskretuar toksina prej trupit;

Fungispray përdoret 2 herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje. Spërkatet në lëkurën e këmbëve dhe midis gishtave. Parandalon infeksionet mykotike, ul sasinë e djersitjes, eliminon erën e keqe dhe ofron freski që zgjat deri në 12 orë. Mund të përdoret dhe direkt në këpucë ose atlete. Fungispray është kombinimi i duhur midis deodorantit të preparateve antimykotike për këmbët tuaja.

foto

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top