Këshilla & Arsye

July 10, 2018 | 10:57

Nga dr.Blerta Gjoni: Kujdes nga ekzemat në verë, çfarë janë dhe si t’i kurojmë flluskat që shkaktojnë dhembje në lëkurë?

Dermatitis (ekzema) është pezmatim që shkakton skuqjen e lëkurës, e bën lëkurën me luspa dhe shkakton kruarje të madhe. Në lëkurë me ngjyrë, pezmatimi shprehet më shumë me ngjyrë të purpurët se sa të kuqe ose ngjyrën e lëkurës e bën më të mbyllët.

Dr.Shk. Blerta Gjoni, Dermatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3 Tiranë

Dr.Shk. Blerta Gjoni, Dermatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3 Tiranë

Ku zhvillohet më shumë dhe cilët mund të jenë shkaktarët e shpërthimit të dermatitit irritativ?
Kur zhvillohet në dorë, mund të paraqitet edhe me flluska të imta që shtrihen përgjatë pjesëve anësore të gishtave ose në pëllëmbë. Duart mund të nisin të bëhen të thatë dhe të dhëmbin me plasaritjen dhe pëlcitjen e lëkurës në pëllëmbë ose rreth gishtërinjve.

Larjet e shpeshta e duarve, plus kontakti i shpeshtë me sapunë, detergjentë dhe ngacmues të tjerë gjatë kohës së kujdesjes së foshnjave, mund të ngacmojnë duart.

psoriasis

Nëse një person ka tendencë të zhvillimit të dermatisit, mundësitë janë më të mëdha që kësaj radhe ekzema të paraqitet në duar.

Kohë pas kohe, dermatisin në duar mund ta shkaktojë një alergji e vërtetë që personi mund ta ketë ndaj ndonjë kimikati që përdor. Por pjesa dërmuese e ekzemave që sulmon duart nuk ka të bëjë me alergji.

Molisja, lodhja dhe stresi e keqësojnë gjendjen e ekzemës. Kruajtja e lëkurës mund ta shkaktojë çarjen e lëkurës dhe dermatisi mund të bëhet infektiv.

Ekzema në duar mund të keqësohet gjatë dimrit meqë koha e ftohtë shkakton lagështi të ulët, e cila ndikon në tharjen e lëkurës. Kontakti me prodhime që e thajnë lëkurën sikur zbutësit, duke përfshirë turpentinën, karosinën, benzina, prodhimet për mirëmbajtje shtëpiake, kopshtari dhe përgatitjet ushqimore, vetëm sa shtojnë problemin e dermatisit në duar.

psoriaza-750x400

Si trajtohet?
Çështja kryesore për përballimin e ekzemës qëndron në evitimin e gjërave që e ngacmojnë lëkurën. Pra duhet pakësohet larja me dorë dhe kontaktet me sapun, detergjentë dhe zbutës ose ngacmues të tjerë. Dorëzat me përbërje prej pambuku PVC janë të përshtatshme për punë më të rënda. Për punë të imta mund të përdorni dorëza të pambukta nën dorëza gome. Nëse mbani vetëm dorëzat e gomës, ato mund ta ngacmojnë lëkurën, meqë shkaktojnë djersitjen e saj.

Amoniaku në pelenat e njoma po ashtu mund ta ngacmojë lëkurën. Pelenat duhet t’i kapni me kapëse ose me dorëza me qëllim të evitimit të kontaktit direkt me dorë. Gjykohet që  edhe vetë uji mundë të veprojë si ngacmues duke shpërlarë vajrat mbrojtëse në lëkurë. Në vend të sapunit mund të përdoren kremrat njomëse si zbutës, kremra ujore. Ato duhet të përdoren shpesh në lëkurë gjatë ditës si mjete njomëse e lyerja e duarve duhet bërë pas larjes. Ndërkohë që dermatitisi është aktiv, kremrat kortizonike me udhëzim të mjekut do të duhen të përdoren për qetësim të dermatitit  të lëkurës. Po ashtu trajtimi i çfarëdo infektimi kërkon marrje të antibiotikëve të dhëna me udhëzim mjeku.
Pasi të qetësohet dermatitisi, duhet ndaluar përdorimi i kremrave kortizonikë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top