Mirëqenie

April 3, 2017 | 12:26

Nga Edlira Tafani / Proceset e të nxënit, përfshirja në vetërregullim

Vetërregullimi apo të nxënit e vetëdijshëm, referohet te procesi me anën e të cilit nxënësi sistematikisht drejton mendjen e tij, ndjenjat dhe veprimet në drejtim të arritjeve të qëllimeve të tyre.

Studimet për vetërregullimin gjatë të nxënit filluan si një degë e investigimit psikologjik brenda vetëkontrollit dhe zhvillimit të vetërregullimit te fëmijët. Më herët, kërkimet e vetërregullimit ishin përcjellë në kontekstin terapeutik, ku studiuesit i mësonin pjesëmarrësit të alternonin, ndryshonin, çrregullimin në sjelljet agresive, drogën, çrregullimin seksual, konfliktet ndërpersonale dhe sjelljen problemore.  Tema është zgjeruar në studimet akademike dhe në forma të tjera të të nxënit.

edlira-tafani

Nga MSc, Edlira Tafani, psikologe këshillimi

Faktorët që ndikojnë në aftësinë e të nxënit

Një varietet faktorësh përcaktojnë një aftësi individuale të të nxënit dhe shpejtësisë së të nxënit. Katër faktorët më të rëndësishëm janë: mosha individuale, motivimi, përvoja paraprake dhe inteligjenca. Veç kësaj, zhvillimi i caktuar dhe çrregullimet në të nxënë, mund të dobësojnë aftësitë e personit me të nxënit.

nxenes

Mosha

Kafshët dhe njerëzit e të gjitha moshave janë të afta prej tipe me të përbashkëta të të nxënit formal, kushtëzimi klasik dhe kushtëzimi operant. Me rritjen e fëmijëve, ata bëhen më të zotë, të nxënë më shumë dhe me të marrin informacionin në mënyra më të sofistikuara. Psikologu zviceran Jean Piaget (psikolog zhvillimi) mbron idenë që rritja e fëmijës shkon nëpërmjet katër stadeve të ndryshme të zhvillimit konjitiv. Në stadin sensoro motor, (prej lindjes deri në 2 vjeç) foshnjat e përdorin ndjeshmërinë e tyre të nxënë rreth trupit të tyre dhe objekteve në ambientin që i rrethon.

Në stadin para operacional (rreth moshës 2–7 vjeç) fëmijët mund të mendojnë për objektet, për gjëra që nuk janë të pranishme, por duhet të thënë që të menduarit e tyre është primitiv dhe egocentrik, si dhe kanë vështirësi në të parin e botës prej pikëpamjeve të të tjerëve. Në stadin konkret operacional (7-11 vjeç) fëmijët mësojnë rregullat e përgjithshme rreth botës fizike, si fakti që sasia e ujit mbetet e njëjtë nëse ajo derdhet në enët me forma të ndryshme. Përfundimisht, në stadin operacional (mbi 11 vjeç) fëmija bëhet i aftë të mendojë në mënyrë logjike dhe abstrakte. Të rriturit vazhdojnë të nxënë të njohurit dhe aftësitë e tyre gjatë gjithë jetës. P.sh: Shumica e të rriturve mund të nxënë në mënyrë të suksesshme një gjithë të huaj, megjithëse fëmijët zakonisht mund të fitojnë rrjedhshmërinë më me lehtësi. Nëse të rriturit e vjetër janë të shëndetshëm, aftësia e tyre e të nxënit zakonisht nuk dobësohet nga mosha. Sëmundjet që lidhen me moshën, e cila përfshin përkeqësim të funksionimit mental, siç është sëmundja e Alzheimerit, mund të dëmtojë rëndë aftësinë e të nxënit të një personi.

nxenes3Motivimi

Të nxënit është zakonisht më eficent dhe më i shpejtë kur ai është i motivuar dhe i vëmendshëm. Studimet e sjelljes te kafshët dhe te njerëzit kanë treguar se një mënyrë efektive e ruajtjes së motivimit të të nxënit është dhënia e përforcimit të menjëhershëm dhe të fortë për reagime korrekte. Megjithatë, kërkime të tjera kanë provuar se nivele shumë të larta janë jo ideale. Psikologët besojnë se një nivel i mesëm i motivimit është më i miri për të nxënit e detyrave. Nëse niveli i motivacioneve është i ulët, ai ose ajo nuk mund të dorëzohet shpejt. Ekstremi tjetër, një nivel shumë i lartë i motivimit mund të shkaktojë të tillë stres dhe shkatërrim saqë të nxënit nuk mund të fokusohet te detyra.

Përvoja paraprake

nxenes2Se sa mirë një person e nxë një detyrë të re, varet fuqishëm nga përvojat e mëparshme me detyra të ngjashme. Pikërisht, një reagim mund të transferohet prej një stimuli në një tjetër përmes një procesi të përgjithësimi. Njerëzit mund të mësojnë sjellje të reja më shpejt, nëse sjelljet janë të ngjashme me to, duke mundësuar një performancë të re tashmë. Ky fenomen është quajtur transferimi pozitiv. Dikush që ka nxënë  të drejtojë një makinë, p.sh, do të jetë i aftë të ngasë makina të tjera edhe pse ndjesia dhe përdorimi i mjetit do të ishte i ndryshëm. Na rastin e transferimit negativ, përvoja paraprake e një personi mund të interferojë me të nxënit e diçkaje të re. Për shembull: pas memorizimit, një listë shitjesh është më e vështirë të fiksojë një listë shitjesh të ndryshme.

Inteligjenca

Psikologët dinë se njerëzit ndryshojnë individualisht në nivelet e tyre të inteligjencës dhe kështu, aftësitë e tyre të të nxënit dhe të kuptuarit. Shkencëtarët kanë rënë dakord në debatet e zjarrta rreth përcaktimit dhe natyrës së inteligjencës. Një person mund të nxërë aftësitë lehtësisht në disa kategori, por vështirësi në të nxënët e tjera.

Të nxënit dhe çrregullimet në zhvillim

Një varietet çrregullimesh mund të ndikojnë në aftësitë e një personi për të nxënë një sjellje apo aftësi të re. Të nxënit dhe çrregullimet në zhvillim, zakonisht se së pari shfaqen në fëmijëri  dhe shpesh vazhdojnë edhe në moshën madhore. Fëmijët me ADHD (Attention-Deficit Hyperactivity Disorder) çrregullime të vëmendjes, e kanë të vështirë të përqendrohen në kohë të mjaftueshme te detyrat specifike. Fëmijët me autizëm, në mënyrë tipike kanë vështirësi në të folur, në të kuptuarin e gjuhës dhe bashkëveprimin me të tjerët. Njerëzit me zhvillim të ngadaltë mendor karakterizohen kryesisht nga inteligjencë shumë e ulët, mund të kenë andralla me kontrollimin e detyrave bazë jetësore dhe aftësitë akademike.

Studiuesit e teorive të ndryshme tradicionale pranojnë se vetërregullimi përfshin të pasurin e një synimi, qëllimi, të përdorurit e qëllimeve të veprimeve direkte, monitorimi i strategjive dhe veprimeve dhe përshtatjen e tyre në garantimin e suksesit.

Kërkimet bihevioriste pozicionohen që vetërregullimi përfshin organizimin e kontingjenteve të veta të përforcimit: dallimi i stimujve dhe konsekuencat e reagimit. Proceset e reja nuk janë të nevojshme të llogariten për të rregulluar sjelljen. Bihevioristët fokusohen në reagimet e hapura, të dukshme të të nxënit: vetëmonitorimi, vetëinstruksioni dhe vetëperforcimi.

Konjitivistët theksojnë aktet mendore si vëmendja, kujtesa, përdorimi i strategjive të të nxënit, monitorimi i krahasuar. Këta teoricienë gjithashtu theksojnë motivimin e besimit rreth vetëefikasitetit, rezultateve, perceptimit të vlerave të të nxënit. Një element kyç është zgjedhja. Për të ndodhur vetërregullimi, nxënësi duhet të ketë disa zgjedhje në motivet e tij ose në metodat e të nxënit, koha që shpenzohet për të nxënë, kriteri i nivelit të të nxënit, sfondi ku ndodh të nxënit dhe efekti i kushteve sociale. Kur nxënësi ka disa zgjedhje, alternative, sjelljet e tyre janë të rregulluara më shumë së jashtmi sesa vetërregullimi.

Si dhe ku mund të zbatohen teoritë gjatë mësimit?

nxenes1Teoritë tentojnë të shpjegojnë llojet e ndryshme të të nxënit, por dallojnë në aftësitë e tyre për t’u realizuar. Teoritë bihevioriste theksojnë formimin e lidhjeve midis stimulit dhe reagimeve me përforcues përzgjedhës të reaguesve korrekte. Teoritë bihevioriste duket se shpjegojnë më mirë format e thjeshta të të nxënit, të cilat përfshijnë lidhjet si një faktor të shumëfishtë, kuptimin e fjalëve të gjuhëve të huaja dhe kryeqytetet e shteteve. Teoritë konjitive në anën tjetër shpjegojnë të nxënit si një nga faktorët e përthithjes së informacionit, network-u i memories, perceptimi i studentëve, interpretimi i faktorëve të klasës, mësuesit, nxënësit bashkëmoshatarë, materialet dhe organizimi. Teoritë konjitive duket se janë më të përshtatshme për të shpjeguar format komplekse të të nxënit, siç janë zgjidhja e problemeve matematikore, nxjerrja e konkluzioneve nga tekstet dhe shkrimi i eseve. Kombinimi i të dyja teorive lind si domosdoshmëri për të plotësuar boshllëqet që shfaqen të të nxënit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top