Mirëqenie

January 14, 2019 | 8:20

Nga Elidona Lamnica: Besoni te fuqia e së mirës dhe ajo do të shumëfishohet tek ju, më shumë se një seminar motivues me 12 folës të mrekullueshëm

Elidona Lamnica, Psikologe, Shkrimtare dhe Trajnere

Elidona Lamnica, Psikologe, Shkrimtare dhe Trajnere

Të gjithë e dimë se, ditët dhe koha ku po jetojmë po bëhet tejet sfiduese. Gjithsesi, shumë prej nesh duhet të kemi kuptuar tashmë se duke parë dhe vlerësuar gjërat që kemi në jetën tonë, mund të jetojmë të lumtur. Duke pasur mendësinë e bollëkut dhe mundësive të shumta që jeta dhuron, do të kemi akoma më tepër. Nëse fokusohemi në “s’kam”, skamje do tërheqim në jetën tonë.

Në dekadat e fundit po merr jetë Psikologjia Pozitive, apo Motivuese dhe Fuqia e Mendimit Pozitiv. Që nënkupton, nëse ne mbjellim “fara” pozitive në mendjen tonë, pozitivitet dhe bollëk do tërheqim rreth nesh, me njerëz, situata dhe arritje që më parë i kishim në mendje dhe i besonim.

Paulo Coelho thotë: Nëse do diçka me gjithë zemër, i tërë Universi do përpiqet të realizojë dëshirën tënde.

Duhet të duam diçka, ta duam fort dhe me besim të presim që të realizohet, dhe shanset janë aty që të ndodhë. Po ashtu shanset që të mos ndodhë ajo që duam janë aty. Kjo për arsye se nuk e duam mjaftueshëm ose ngaqë nuk e besojmë mjaftueshëm që ajo do të na ndodhë.

Unë ju sugjeroj fort që të besoni në vete, në Zot, në Univers apo kudo, të besoni tek fuqia e së mirës dhe ajo do shumëfishohet tek ju. Prandaj së bashku me kolegun Alfred Muharremi kemi menduar të vijmë tek ju me një event Motivues dhe Bamirës më datën 26 Janar, ku do kemi privilegjin të motivohemi nga 12 folës të mrekullueshëm dhe do marrim 12 mesazhe të fuqishme, për të pasur një jetë më të lumtur, duke jetuar me vlerën e Mirënjohjes.

Ne besojmë se mirënjohja na dhuron më tepër në jetë.

Besojmë dhe në vlerën e Kontributit.

Ne plotësisht besojmë në gjërat e bukura dhe madhështore.

Prandaj ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij eventi, që duke u motivuar, ju po ashtu mund të kontribuoni me një tarifë modeste për fëmijët në nevojë.

Seminari motivues me temë “Mirënjohja dhe Vetëmotivimi”, do të mbahet më 26 janar, në ora 16:00-19:00, tek Hotel Tirana International. Qëllimi kryesor i këtij seminari është frymëzimi i njerëzve dhe bamirësia, pasi të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për fëmijët në nevojë dhe pa kujdes prindëror. Ky seminar organizohet nga Alfred Muharemi dhe Elidona Lamnica dhe po ashtu, në këtë aktivitet do të ketë të ftuar personalitete të njohur të fushave të ndryshme, si: Xhoi Jakaj; Shkëlzen Kelmendi; Edlira Çepani; Erion Kristo; Valentina Telhaj; Leons Hasani; Mirjeta Hasani; Laidi Ferruni; Mimoza Hajdarmataj; Servete Elezi; Jolanda Ymeri; Edlira Dyrmishaj. 

Mund të bëheni pjesë bashkëngjitur linku-n e mëposhtëm: 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe1XZZ3JjBPLuYGNwJojfj_t0hGseQVOmb2Kf3nWE2ItthTPg/viewform?fbclid=IwAR24cf_GHFCN-b7B1IT5IXT8klz2c6o3Lr_f5G2e_IJWndXcwQGW7GypvQs

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top