Këshilla & Arsye

February 14, 2020 | 8:04

Nga Elizabeta Dodaj: Stili i të jetuarit për një mendje të shëndetshme në një trup të shëndetshëm!

 

Çfarë është shëndeti mendor? Si ndikon ai në cilësinë tonë të jetesës? Çfarë mund të bëjmë për ta përmirësuar atë?

Msc. Elizabeta Dodaj Fizioterapiste pranë spitalit psikiatrik Elbasan. Pedagoge e jashtme në universitetin “Aleksandër Xhuvani”

Msc. Elizabeta Dodaj
Fizioterapiste pranë spitalit psikiatrik Elbasan.
Pedagoge e jashtme në universitetin “Aleksandër Xhuvani”

Shëndeti mendor i referohet mirëqenies konjitive, emocionale dhe sjelljes. Të qenit vetëm fizikisht i shëndetshëm, nuk do të thotë të kesh një shëndet mendor të shëndetshëm. Shëndeti mendor ndikon në mënyrën si ne mendojmë, sillemi, ndjejmë dhe si i përballojmë dhe zgjidhim situatat.

Përditshmëria na përball me ndërveprime sociale, situata stresante dhe ankthioze, askush nuk e ka privilegjin të jetojë një jetë pa problem, por çelësi është të ngadalësojnë katalizatorët e jashtëm negative në mënyrë që të mos percipitojmë në problematika më të rënda.

Ndodh shpesh që gjendja jonë psikologjike agravon dhe atë fizike, duke u shoqëruar me probleme të ndryshme si takikardi, rritje të ritmit të frymëmarrjes, çrregullime digjestive, pagjumësi etj. Me këtë situatë duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore te mjeku psikiatër apo psikologu. Për të qenë sa më larg sëmundjeve dhe çrregullimeve të shëndetit mendor, si dhe për të minimizuar përdorimin medikamentoz, është shumë e rëndësishme krijimi i një rutine ku të përfshijmë aktivitetin fizik për të përmirësuar cilësinë tonë të jetës.

Sipas OBSH për të qenë të shëndetshëm, njerëzit kanë nevojë për 30 minuta aktivitet fizik të moderuar çdo ditë ose 5 herë në javë. Aktiviteti fizik nëse kryhet në mënyrë të rregullt përmirëson shëndetin fizik dhe mendor si dhe ul rrezikun për sëmundje kronike tek njerëzit.

1

1.Për një mendje dhe trup të shëndetshëm

Niseni ditën me një ecje në natyrë ose një vrap të lehtë në ajër të pastër. Ecja dhe vrapi në natyrë është një nga terapitë më të mira parandaluese për ankthin, stresin dhe depresionin. Na ndihmon në relaksimin muskulor, uljen e tensionit, përmirësimin e kapacitet kardio-pulmonar si dhe shkaktimin e energjive negative. Praktikimi i një rutine të përditshme ecjeje përveç efektit pozitiv fizik, na ofron motivim, pozitivitet dhe energji për të nisur një ditë të mbarë.

2

2.Praktikoni yoga të paktën 2 herë në javë

Yoga therapy është një terapi mendje dhe trupi që e ka origjinën nga filozofia indiane. Yoga kombinon posturën fizike, ritmin e frymëmarrjes dhe ushtrimet medituese duke ofruar kështu një eksperiencë unike holistike të trupit dhe mendjes. Studimet shkencore kanë vërtetuar efikasitetin pozitiv të yogës në funksionimin në të mire të trurit. Në të gjithë botën ka më shumë se 300 milion njerëz që të praktikojnë yogan dhe numri i tyre është në rritje pikërisht për efektin pozitiv që ka në reduktimin e stresit, uljen e dhimbjes së shpinës dhe qafës, rritjen e fleksibilitetin dhe përmirësimin e shëndetit në përgjithësi.

3

3.Ushtrimet aerobike bëjini pjesë të rutinës tuaj

Ushtrimet aerobike të kryera rregullisht, sipas studimeve shkencore kanë evidentuar efikasitetin e tyre në përmirësimin e cilësisë së jetës. Ushtrime aerobike si ecje, ngjitje, hedhje dhe not të kryera 30 minuta 3 herë në javë kanë përmirësuar tek njerëzit kapacitetin kardio-respirator, tensionin arterial, uljen e patologjive kardiake, forcimin muskulo-skeletal si dhe ulje te stresit, ankthit depresionit. Për të gjithë ata që duan të krijojnë një rutinë me ushtrime aerobike, është e rëndësishme të fillohet me intensitet të ulët për 15-20 min, duke rritur dita-ditës kohën dhe më pas duke rritur intensitetin e ushtrimeve aerobike.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top