Të gjithë ata që punojnë me fëmijët e moshës parashkollore dhe pjesëtarët e familjes të këtyre fëmijëve, si p.sh: mësuesit, kujdestarët apo prindërit, duhet të kenë një angazhim të posaçëm për komunikimin dhe të mësuarin e përshtatshëm që çdo fëmijë të përshpejtojë zhvillimin e aftësive të të mësuarit. Kjo gjë do të bëj që fëmija të hyjë në institucionin e edukimit parashkollor pa pasur elementët e stresit.
Le të shohim se si ndikon stresi tek fëmijët parashkollor: Duhet të themi se deri diku niveli i ankthit është i nevojshëm dhe pozitiv për rritjen e fëmijës. Fëmijët e moshës 2 vjeç e gjysmë, 3 vjeç e gjysmë dhe 5 vjeç e gjysmë e përjetojnë me shumë tension se moshat e tjera. Kjo gjë bën që fëmijët të shfryjnë tensionin që ata përjetojnë në aktivitete fizike ose të krijojnë dhe zakone të tjera si thithja e gishtave etj. Kjo gjë i shqetëson mjaft prindërit, por si fillim, ata duhet të kenë kontrollin mbi veten, më pas të ruajnë qetësin dhe t’ju ofrojnë fëmijëve ngrohtësinë, e cila u nevojitet atyre. Kjo gjë bën që të reduktohet tensioni dhe stresi tek ata. Në fakt është e rëndësishme të theksojmë se disa nga zakonet që fëmijët përdorin është që kjo gjë ju jep kënaqësi atyre. Kur tensioni rritet shumë atëherë gjenden rrugë për shkarkimin e tyre. Së pari le të themi që jo gjithmonë është e lehtë të kuptoni kur fëmija juaj ndihet i stresuar.
Disa nga shenjat dhe simptomat janë:
Irritimi
Gjendje depresive
Sjelljet impulsive
Frika, ankthi, shqetësimi
Problemet me gjumin
Nervozizmi
Dhimbjet e kokës dhe stomakut
Problemet me qëndrimin
Veçimi
Probleme me të ngrënin, etj…
Gjithashtu stresi keqëson vëmendjen, kujtesën dhe të menduarin. Qëndrimi që duhet të mbajë qoftë familja ashtu dhe institucionet përkatëse edukative, prevalojnë në një zhvillim psiko-social të fëmijës ku interesi i tij vjen dhe rritet në varësitë elementëve të reja që shtohen në jetën e tij. Siç janë:
Njohja e botës së arsimit
Zhvillimi njohës i tij
Përshtatja me ndikimet e reja dhe të jetuarit në mënyre efikase duke minimizuar stresin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.