Në fokus

March 8, 2019 | 17:53

Nga Ervina Doçi: Thuaj Jo dhunёs, thuaj Po dashurisë ndaj vetvetes

Duke marrë shkas qё sot ёshtё data 8 mars, ku botёrisht ёshtё shёnuar si ditё proteste. Ёshtё dita nё tё cilёn gruaja duhet tё ngrejё zёrin pёr tё drejtat e saj. Tё drejta tё cilat theksueshёm janё shkruar si e zeza mbi tё bardhё nё legjislacione, konventa, deklarata dhe politika sociale.

Ervina Doçi, sociologe

Ervina Doçi, sociologe

Por praktikisht vёrehet njё sundim i theksuar patriarkal. Fatkeqёsisht, ne si shoqёri dhe mё gjerё, e kemi zyrtarizuar si festё kombëtare,shpeshherё dhe festё komerciale.

Ndaj sot vendosa që në vend të urimit për 8 mars tё ngre zёrin në emёr tё tё gjitha grave tё dhunuara nё forma nga mё tё ndryshmet.

Vendosa qё sot t’i bёj njё bojkot festёs, po, po, njё bojkot, pa lule, pa dhurata, pa festa dhe pa urime tё llojit “nёno me paç e të paça”.

Vendosa tё shtroj njё tryezё tё rrumbullakёt, tё cilёn e pagёzova si “tryeza e reflektimit”.

protesta-e-grave

Ndryshova listёn e tё ftuarve. Nga kjo tryezё pёrjashtova gruan e cila mund tё ishte nёnё, bashkёshorte, motër, mike, etj.

Vendosa tё ftoj disa burra, palo burra nuk di si mund t’i prezantoj, tё cilёt mbi supe mbanin akuza apo status ndryshe nga tjetri.

Fillimisht ftova atё babain i cili me insistim kёrkon qё bashkёshortja e tij tё bёj abort selektiv, vetёm sepse fetusi ishte femёr.

Mё pas ftova burrin i cili i mori jetёn bashkёshortes sё tij, sepse guxon tё vendosë pёr jetёn e saj, pasi e shikon si pronёn e tij.

Ftova vёllain e njё motre i cili i ushqyer me frymёn patriarkale nga babai, tenton tё pёrdorë tё gjitha format psikologjike herё-herё dhe fizike ndaj motrёs sё tij,duke i mohuar kёsaj tё fundit tё drejtёn pёr tё bёrё njё jetё sociale siç i takon.

Sё fundi, ftova tё dashurin e njё vajze, ku ky, pёr motive pasioni dhe nёn moton “unë kam lekё, unё bёj ç’tё dua me ty” kanos partneren e tij pa sedër.

protesta-grave

Jeni ju qё nё emër tё egos tuaj të sëmurë, nё emёr tё patriarkalitetit dhe injorancës, guxoni tё merrni jetёn e gruas.

Jeni ju qё i ndaloni tё drejtёn pёr tё jetuar, e cila ёshё njё e drejtё themeltare, e patjetёrsueshme dhe katёrcipёrisht e ndaluar t’ia mohosh atё.

Guxoni tё vini dorё mbi qenien grua. Ah, mёkatarё tё mёdhenj jeni.

GRUA, qeliza ku formohet embrioni i qenies njerёzore. Qenie qё jep jetё nga jeta e saj.

Nё sajë tё gjakut, qumёshtit dhe dorёs sё ngrohtё qё tund djepin krijohemi, lindim dhe formohemi si qenie fizike. Gruaja ёshtё qeliza themelore nё familje, shoqёri dhe nё mbarё botёn, ёshtё pikёrisht kjo qenie kaq e pastёr dhe kaq hyjnore, ku falё pёrkushtimit tё saj tё paepur arrin tё na formёsojё jo vetёm si qenie fizike. Duke na dhёnё edukim, arsimim, mёsimin e vlerave dhe normave dhe tё moralit arrijmё tё formohemi si qenie sociale.

Por mbi tё gjitha, pёrkushtimi kur jemi mirё dhe keq nga ana shёndetёsore si dhe dashuria pa limit dhe pa kushte, arrijnё tё na kompletojnё si qenie me shpirt human.

Ti qё guxon tё ngresh dorё mbi gruan, nёnёn e fёmijёve tё tu. Mos harro se nga njё nёnё erdhe nё kёtё jetё. Provo vetёm pёr njё moment tё vetёm tё godasёsh veten me aq fuqi sa tё kesh, tё kuptosh se sa dhemb. Provo qё njё ditё tё vetme tё ngrihesh herёt nё mёngjes, t’u pёrgatisёsh ushqimin fёmijёve, t’i veshёsh e t’i bёsh gati pёr shkollё. Mё pas tё fillosh nxitimthi tё bёsh punёt e shtёpisё, dhe ashtu ngrёnё dhe pa ngrёnё, tё vraposh pёr punё.

Mos harro kur tё kthehesh tё bёsh pazarin, duhet qё akoma pa u ndёrruar duhet tё pёrgatisësh drekёn, tё lash e tё hekurosёsh. Tё pyesёsh fёmijёt si vajti dita nё shkollё, pa pёrmendur se ti mund tё kesh patur njё ditё rraskapitёse pёr vete. Tё mos flasim pastaj nёse ndonjёri nga fёmijёt mund tё jetё sёmurё dhe ti duhet t’i qёndrosh gjithё natёn mbi kokё qё t’i kontrollosh temperaturёn.

Provoje, provoje vetёm njё ditё tё vetme tё bёsh vetёm njё pjesё tё pёrditshmёrisё sё gruas dhe mё thuaj nёse ia dole.

Ti qё kёrkon abort selektiv, imagjino vetёm njё moment tё vetёm nёse do tё ishe nё spital duke frymuar me maskё oksigjeni. Papritur vjen dikush dhe tё thotё qё duhet ta marr bombulën e oksigjenit, sepse vetёm njё kemi dhe mё duhet pёr dikё tjetёr. Imagjinoje pak sa e kobshme do ishte qё dikush tjetёr fare lehtё vendoska pёr jetёn tёnde vetёm sepse ti je i paaftё fizikisht pёr ta ndaluar.

Ti qё kёrkon tё ngujosh motrёn qё mos tё dalё nga shtёpia, sepse je rritur me mendёsinё qё nёse vajza rri e mbyllur nuk do tё bjerё pre e veseve dhe imoraliteteve shoqёrore.

Duhet ta dish qё e keqja dhe veset nuk shmangen duke u fshehur prej tyre. Sё pari varet nga vetё formimi kulturor.

Shmangen duke patur mundёsinё tё arsimohen, tё integrohen, tё bёjnё jetё sociale aktive. Fundja, tё jesh i sigurt se gruaja edhe nёse gabon, di tё mёsojë nga gabimet e saj dhe di t’ja dalë mbanё mё sё miri.

Ti qё tё dashurёn tёnde, tё bijёn e dikujt tjetër, e shikon si objekt seksi, ku me paratё e tua mendon se mund tё tundёsh male, e tё blesh gradacela. Duhet tё kuptosh qё gruaja nuk ёshtё objekt qё mund ta blesh, mjafton t’i vendosёsh nje çmim. Ështё qenie humane, sociale e cila mbart shumё vlera brenda saj, por arroganca dhe fodullёku yt t’i ka errur sytё dhe harron tё respektosh atё qё ke nё krah.

Provo vetёm njё moment nёse dikush tjetёr do kishte tё njёjtёn sjellje me motrёn tёnde, a do tё zgjohej sedra brenda teje?

Dhe sё fundmi, ju prokuror, gjykatës, pёrfaqёsues tё ligjit, punonjёs social, ku nё formё aktive apo pasive neglizhoni tё mbroni jetёn e gruas, e drejtë, e cila mbrohet me ligj. Mendoni vetёm pёr njё moment nёse do ishte familjar i juaji nё situatё dhune fizike dhe psikologjike si do ndiheshit ju?

Por pavarёsisht tё gjithave, mos harroni se janё vetё gratё qё duhet ta nxjerrin veten nga ky batak dhune dhe nёnshtrimi.

Jeni ju qё duke ngritur zёrin tuaj mund t’i thoni STOP burrit qё tё mohon jetёn, qё tё dhunon lirinё dhe qё tё shkel tё drejtat themelore.

Çojeni nё djall opinionin. Sepse njё ndёr arsyet qё ju stepeni tё bёni denoncim kur dhunoheni ёshtё ajo çka do mendojnё njerёzit. Duhet ta dini se sa herё jeni rrahur, jeni pёrshtyrë, jeni vrarë, opinionin nuk e keni patur aty qё tё vuajё dhimbjen me ju. Janё dhimbje tё cilat i keni mbajtur vetё mbi kurrizin tuaj. Atёherё pёr çfarё vlen opinioni i njerёzve kur ata thjesht duan tё bёjnё sehir?

Ngrije zёrin dhe fort madje!

Mos mbani asgjё pёrbrenda. Nёse e ndjeni tё arsyeshme komunikoni me tё afёrmit, me miqtё, tregojuni situatёn nё tё cilёn ndodheni. S’ka problem edhe nёse nuk gjeni mbёshtetje. Ju duhet ta ngrini zёrin gjithsesi. Shkoni denonconi. Fiksojeni mirё, dhuna qё tolerohet nuk reduktohet, por shtohet. Goja e mbyllur e vadit çdo ditё dёshirёn e dhunuesit pёr tё dhunuar.

Mos hesht! Asgjё nuk ka vlerё para jetёs tёnde. Bёhu ti vetё zёri i vetes tёnde. Je ti qё edhe pse e dёrrmuar fizikisht dhe psikologjikisht duhet tё ngrihesh fuqishёm dhe ta krijosh vetё fatin tёnd. Ti je fati yt.

Ngrije zërin sot ti si denoncuese, qё mos ta bёjё media nesёr për ty si viktimё. Ti duhet tё jetosh!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top