Mirëqenie

October 20, 2018 | 8:15

Nga Filonida Kelmendi: Mbani veten të angazhuar! Jetoni të lumtur!

 

Çelësi i një jete të lumtur nuk është dhe aq misterioz dhe i komplikuar sa duket. Ky çelës na kalon shpesh nëpër duar dhe duhet shfrytëzuar. Jeta e qetë dhe larg shqetësimeve ndërtohet vetëm me angazhim, duke mbajtur vetën të nxënë me punë.

Filonida Kelmendi, psikologe

Filonida Kelmendi, psikologe

Duket interesante, por angazhimi është vetë jeta. Kjo ndodh sepse truri si organ kompleks i njeriut përkundër nivelit të inteligjencës së tij, e ka pothuajse të pamundur të mendoj njëherazi për dy gjëra. Ato mund të mendohen njëra pas tjetrës, por jo në të njëjtën kohë. Kështu edhe ana emocionale fokusohet tek një përjetim emocional ngase njëri emocion e përjashton tjetrin.

Siç thekson edhe Dale Carnegie: “Sekreti i të qenit i trishtuar është që të keni kohën e lirë për t’u shqetësuar nëse je i lumtur ose jo“. Prandaj kjo ndërlidhje dhe ndikimi somatiko-psikik kur lëvizja e trupit, qarkullimi i gjakut nga puna dhe kjo energji pozitive e largon edhe shqetësimin nga mendja, është ai çelësi të cilit iu referuam në fillim.

Përdore, dhe hap secilën derë që brenda saj ka elemente që mbajnë të freskët e të shëndoshë mendjen tënde.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top