Edhe pse petalet janë pak të hidhura dhe thelbi i bimës (që shumica e quajnë zemra) është më e butë, është pikërisht kjo pjesë që përdoret më shpesh në receta. Konsumimi i angjinares sjell shumë përfitime shëndetësore. Në këtë artikull jepen 7 prej tyre dhe pas leximit të tyre do të dëshironi ta konsumoni më shumë.
- Mbron nga kanceri
Angjinarja ka veti antioksiduese dhe fitonutrient si quercetin, rutin, acid gallic dhe cisteine. Një nga përfitimet kryesore të këtij ushqimi është parandalimi i llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos kancerit të gjirit, pasi qelizat e kancerit mund të zhvillohen në praninë e radikaleve të lira në trup që shkatërrojnë antioksidantët.
- Lufton sëmundjet kardiovaskulare
Konsumimi i angjinares është i lidhur me një reduktim në sasinë e kolesterolit të keq në gjak, dhe gjithashtu parandalon inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në përgjithësi.
- Përmirëson tretjen
Konsumi i angjinares ndihmon për të zvogëluar simptomat e problemeve me stomakun, kështu që ajo është përfshirë në dietën GAPS, e bërë veçanërisht për njerëzit me sëmundje mendore dhe stomaku.
- Ndihmon për rënien nga pesha
Angjinarja kanë një sasi të madhe fibrash, të cilat ndihmojnë në absorbimin e ushqimit dhe largimin e mbeturinave, që përfshin sheqerin e tepërt dhe toksinat.
Përveç kësaj, konsumi i fibrave na bën të ndihemi më të ngopur pas një vakti dhe shumë studime kanë treguar konsumimi i fibrave të tretshme, si ato që gjenden tek angjinarja, ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të yndyrës së barkut, e konsideruar tepër e rrezikshme për shëndetin .
- Përmirëson funksionin njohës
Angjinarja përmban rreth 12% të sasisë së rekomanduar të vitaminës K në ditë dhe kjo vitaminë është veçanërisht e rëndësishme për parandalimin e dëmtimit të nervit të shkaktuar nga procesi i plakjes. Konsumimi i angjinares mund të ndihmojë në parandalimin e Demencës dhe Alzheimer-it, të cilat mund të shfaqen gjatë procesit të plakjes.
- Parandalon aneminë
Vitamina K që gjendet në angjinare është e rëndësishme për rritjen e sasisë së hekurit në gjak, që vjen kryesisht nga ushqimi me origjinë shtazore. Prandaj, kushdo që është vegan ose vegjetarian duhet të përfshijë më shumë angjinare në dietë. Sasia e vogël e hekurit mund të shkaktojë anemi, që dobëson sistemin imunitar, shkakton lodhje dhe fillimin e sëmundjes.
- Forcon kockat
Një rol tjetër i rëndësishëm i vitaminës K është forcimi i kockave, dhe duke qenë se angjinarja përmban gjithashtu vitaminë C, ajo ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup, i cili gjithashtu ndihmon në këtë proces.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.