Kudo në Shqipëri ka një pesimizëm në rritje të njerëzve, mërzitje sociale të skajshme për politikën dhe klasën politike të këtij vendi.
Përditë shtohen njerëzit që përjetojnë ndjenja negative për kushtet ekzistenciale në realitetin tonë, mungesë shprese, skepticizëm ndaj ekzistencës së mundësisë që gjërat në këtë vend mund të përmirësohen.
Kjo situatë ka dhe përgjegjësit e saj historikë dhe aktualë. Ata janë faktorët që ushqejnë psikologjinë disfatiste të “falimentimit “ të njerëzve tanë. Falimentim që është shumë më i rëndë se falimentimi financiar.
I pari është i thellë dhe i vështirë për t’u rikuperuar, i dyti edhe pse i vështirë është i përkohshëm dhe kalimtar.
Duhet bërë gjithka për të shëruar sëmundjen e falimentimit shpirtëror, sa nuk është vonë dhe ajo të bëhet degraduese.
Politika në këtë rast ka përgjegjësitë për të bërë DIAGNOZËN e duhur dhe gjetur TERAPINË SOCIALE!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.