Krahas grave familjare, të orientuara, dinjitoze, që janë ARKITEKTE TË FAMILJES, që dinë të përballojnë ngarkesat e jetës, po shfaqen dhe janë bërë të dukshme edhe GRATË KAOTIKE (një sjellje e çorientuar që ka shkaqe të natyrave të ndryshme).
Të tilla gra nuk janë në gjendje, nuk dinë ose nuk duan të organizojnë VETEN, BURRIN, FAMILJEN. Kjo sipas meje është një nga shkaqet kryesore, që gradualisht dobëson kohezionin martesor dhe e bën shtëpinë një ambient pa NGROHTËSI dhe INTIMITET FAMILJAR.
Dhe pastaj habitemi kur për pasojë prishet martesa dhe shkatërrohet familja!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.