Këshilla & Arsye

April 26, 2019 | 10:41

Nga Gjenetë Ujkani: Mos lejo shpirtin të ta rrëmbejnë!

Lejoji, edhe nëse ta fyejnë krenarinë, edhe nëse t’i vendosin emra të ndryshëm, e me to tentojnë të depërtojnë tek ti, e me ta prish qetësinë e brendshme.
Edhe nëse me orë të tërë të flasin për nënshtrimin, e me të përbuzur mirësinë tënde, lejoji në rregull?!

Gjenetë Ujkani,studente e degës “Psikologji”, viti i dytë

Gjenetë Ujkani,studente e degës “Psikologji”, viti i dytë

Injoranca e mendjemadhësia i ka këto.E pse duhet shpirti yt i pastërt të qëndrojë me një tavolinë e cila flet për pislleqët më të mëdha të njerëzimit?
Por mos lejo shpirtin të ta rrëmbejë e të ta përdorë si mjet për me të hedh, nga cila anë e rrugës dëshirojnë!
Revoltohu me heshtje e me dashuri. Shpirti yt i pastër ka për ta penguar një djallëzi që gjendet përpara, ti ke për të qenë gjithmonë pengues për ta, sepse nuk ka nënçmim më të madh për atë që tenton të ta prishë lumturinë tënde, se vet lumturia jote.

1Qëndro ndryshe, mendo ndryshe, jeto prej tjerëve ndryshe, dallohu prej mënyrës edhe si mendon, edhe nëse kërkush nuk të përkrah, a ka vlerë mendimi i konfomistave?!
Ji vetvetja edhe nëse të duhet ndonjëherë të jesh vetëm, e vetminë mos të ta ndjejë askush!
Beso në potencialin tënd, zbuloje veten!
Mësohu ta duash veten edhe nëse askush më herët nuk të ka mësuar.
Ama, të gjitha lejoji, vetëm shpirtin të ta rrëmbejnë mos e lejo!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top