Kam filluar ta dua veten time kur kuptova që lumturia ime nuk gjendej në duart e të tjerëve, por ishte brenda meje. Kam filluar ta respektoj veten kur kuptova se vetërespekti qëndron së pari për mua.
Si mund të presësh të të dojë dikush nëse ti së pari nuk e do vetveten, nuk të respekton sepse ti e ke lënë anash veten, kur është koha më së shumti ta çmosh atë.
Ironike.
Ta duash tjetrin pa dashur veten, ta respektosh pa e respektuar veten. Ta duash dhe ta respektosh veten është prodhimi më cilësor për pranimin dhe përmirësimin e gjithsecilit njeri kur si qenie çdo ditë jemi në proces të përmirësimit edhe vetë shoqërisë. Jemi dëshmitarë të asaj se si disa individë jetojnë për të tjerët, mendojnë se çfarë thonë të tjerët, mbushen me pesimizëm. Deri kur ka për të vazhduar kjo që ti mos me qenë vetvetja jote, me dobësitë e përparësitë e tua? Deri kur ke për të përjetuar ankthin që ti të jetosh me dikë tjetër?
Nëse nuk gjen kohë për veten tënde, sa false duhet të jetë kur do të gjesh kohë për të tjerët!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.