Tortikolis kongenital (nga latinishtja “tortus collum” qafa e shtrembër) përkufizohet si një sjellje anormale e kokës dhe qafës, e cila vjen si pasojë e shkurtimit të njëanshëm të muskulit sternokleidomastoid (SKM). Kongenitalis do të thotë i pranishëm që në lindje. Muskuli SKM është i dëmtuar, i shkurtuar, fibrotik dhe ndjek një rrugë diagonale nga kockat pranë bazës së kafkës (në klavikul), e deri në kokë pas veshit. Diagnostikimi i hershëm i patologjisë ndihmon në rehabilitimin më të shpejtë të pacientit.
Etiologjia e tortikolis
Etiologjia e tortikolis mbetet një objekt spekulimi nga shumë autorë dhe asnjë hipotezë formale nuk është verifikuar ende.
- Si shkaktar kryesor përmendet trauma e lindjes.
- Në 40% të rasteve në anamnezë kemi lindjen e vështirë, të shoqëruar me hemorragji të muskulit të qafës (muskuli sternokleidomastoid).
- Anomalitë skeletore.
- Gjymtimi intrauterin (si pozicionimi i papërshtatshëm i kokës së foshnjës në mitër gjatë zhvillimit).
- Çrregullimet kromozomale si xhuxhizëm.
- Çrregullime të rritjes së kockave si akondroplasia.
- Funksionimi jo i duhur i sistemit nervor qendror.
Simptomatologjia
- ROM i kufizuar i qafës
- Vonesë në qëndrimin ulur
- Vështirësi në ushqyerje
- Fuqi e reduktuar e muskujve
- Kufizimi i shikimit
- Plagiocefali (kokë e sheshtë)
Roli fizioterapistit në tortikolis dhe trajtimi
Fizioterapisti vlerëson shkallën e tortikolis, lëvizjen e qafës, rrotullimin, përkuljen anash, qëndrimin e kokës, shkallën e asimetrisë së skalpit, si dhe qëndrueshmërinë e muskujve të qafës. Objektivi trajtimit është të parandalojë dhe zvogëlojë asimetrinë e kafkës së fëmijës. Trajtimet kryesisht duhen bërë nga prindërit pasi fizioterapisti i ka mësuar një ndjekje dhe kontroll të fëmijës. Nëse fizioterapia e duhur nuk jep rezultate të kënaqshme, atëherë mund të kalohet tek kirurgjia.
Protokolli i rehabilitimit të tortikolis përfshin:
- Masazh i lehtë
- Lëvizje aktive dhe pasive
- Stretching (zgjatje)
- Ushtrime në jastëk
- Ushtrime në pasqyrë
Këshillimi i prindërve
- Gjatë kohës së lojës përdorni lodra me ngjyra që të nxisni fëmijën të shohë në një pozicion që zakonisht pëlqen më pak.
- Kur e mbani fëmijën, mbajeni në mënyrë që të shikojë në pozicionin që përdor më pak.
- Nëse shtrati fëmijës tuaj është mbështetur në mur vendoseni nga ana e kundërt e krevatit për të fjetur natën. Fëmijët preferojnë të shohin dhomën.
- Nëse shtrati i bebit nuk është në mur, vendosni një lodër rrotulluese me ngjyra që të jetë e sigurt se nxit foshnjën të shohë në drejtime të ndryshme gjatë natës dhe kur është shtrirë në shtrat.
- Kur ushqeni fëmijën me gji, poziciononi atë që të shohë MAJTAS ose DJATHTAS.
- Kur e mbani fëmijën në sup poziciononi fytyrën e tij që të shohë MAJTAS ose DJATHTAS.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.